Lansimi i platformës ‘KosovaDiplo365’, Kurti: Nismë për fuqizimin e diplomacisë qytetare

Është lansuar platforma “KosovaDiplo365”, një nismë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Fondacionit Ipko. Në këtë lansim mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili në fjalën e tij tha se kjo platformë mundëson dokumentimin digjital të historisë e të kulturës sonë, […]

Lansimi i platformës ‘KosovaDiplo365’, Kurti: Nismë për fuqizimin e diplomacisë qytetare
lansimi-i-platformes-‘kosovadiplo365’,-kurti:-nisme-per-fuqizimin-e-diplomacise-qytetare

lansimi-i-platformes-‘kosovadiplo365’,-kurti:-nisme-per-fuqizimin-e-diplomacise-qytetare

Është lansuar platforma “KosovaDiplo365”, një nismë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Fondacionit Ipko.

Në këtë lansim mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili në fjalën e tij tha se kjo platformë mundëson dokumentimin digjital të historisë e të kulturës sonë, por edhe mbrojtjen dhe kultivimin e këtyre vlerave.

Ndër të tjera ai tha se “KosovaDiplo365” është nismë për fuqizimin e diplomacisë qytetare.

“Në saje të bashkëpunimit dhe punës së njëvjeçare me bursistë të programit për diplomaci qytetare, sot e përurojmë projektin i cili vendos rrëfimet mbi rrugëtimin e Kosovës dhe qytetarëve të saj në sferën globale digjitale. ‘KosovaDiplo365’ është platforma digjitale që duke shërbyer si një udhë lidhëse, për qytetarët tanë që jetojnë në Kosovë dhe në diasporë, e çon më tej këtë raport të vendit tonë me botën edhe në mënyrën digjitale”, tha Kurti.

“Si qeveri ne besojmë fuqishëm në rolin se çdo qytetarë mund ta ketë si diplomat. Qytetarët tanë janë burimi më i çmueshëm i Republikës sonë, dhe luajnë një rol jetik në transmetimin e kulturës, identitetit, trashëgimisë, historisë dhe mbi të gjitha vlerave dhe progresit të vendi e popullit tonë”.

“KosovaDiplo365 nuk është thjesht një adresë interneti, ajo është platforma që ofron pikërisht këtë mjedis dhe jo vetëm që shërben në dokumentimin digjital të historisë e të kulturës sonë, por edhe në mbrojtjen dhe kultivimin e këtyre”.

“Është një nismë për fuqizimin e diplomacisë qytetare”.