Llugaliu takohet me Hargreaves, flasin për të arriturat mes doganës së Kosovës dhe autoriteteve britanike

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Agron Llugaliu, ka pritur në takim ambasadorin Britanik, Jonathan Hargreaves. Sipas njoftimit që ka lëshuar Dogana e Kosovës, Llugaliu informoi Hargreavesin për rolin dhe arritjet e bëra nga Doganat e Kosovës dhe e falënderoi për mbështetjen që Britania e Madhe ka ofruar Doganave të Kosovës në avancimin e […]

Llugaliu takohet me Hargreaves, flasin për të arriturat mes doganës së Kosovës dhe autoriteteve britanike
llugaliu-takohet-me-hargreaves,-flasin-per-te-arriturat-mes-doganes-se-kosoves-dhe-autoriteteve-britanike

llugaliu-takohet-me-hargreaves,-flasin-per-te-arriturat-mes-doganes-se-kosoves-dhe-autoriteteve-britanike

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Agron Llugaliu, ka pritur në takim ambasadorin Britanik, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit që ka lëshuar Dogana e Kosovës, Llugaliu informoi Hargreavesin për rolin dhe arritjet e bëra nga Doganat e Kosovës dhe e falënderoi për mbështetjen që Britania e Madhe ka ofruar Doganave të Kosovës në avancimin e kapaciteteve.

“Gjithashtu, Drejtori Llugaliu informoi Ambasadorin për kontributin e rëndësishëm të Doganës Britanike në lehtësimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe për rezultatet e rëndësishme të arritura midis Doganave të Kosovës dhe autoriteteve britanike në luftën kundër kriminalitetit që prek vendet tona”, thuhet në njoftim.

“Ambasadori Hargreaves ofroi vazhdimin e bashkëpunimit me Doganat e Kosovës dhe e përshëndeti Drejtorin Llugaliu për përparimin e arritur nga Doganat e Kosovës. Dy palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm dhe shkëmbimit në dobi të vendeve tona”.