Maqedonia e Veriut do të mbështesë një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë

The post d first on INA ONLINE.Maqedonia e Veriut do të mbështesë një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë appeare Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 2 maj do të diskutojë për Rezolutën për Srebrenicën, për shpallajen e gjenocidit ndaj boshnjakëve. Ministri i jashtëm, Bujar Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut do të mbështesë një rezolutë për shpalljen e gjenocidit të ngjarjeve në Srebrenicë. “Ne duhet që patjetër ti themi me emër gjërat që kanë […] The post Maqedonia e Veriut do të mbështesë një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë appeared first on INA ONLINE.

Maqedonia e Veriut do të mbështesë një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë

The post d first on INA ONLINE.Maqedonia e Veriut do të mbështesë një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë appeare

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 2 maj do të diskutojë për Rezolutën për Srebrenicën, për shpallajen e gjenocidit ndaj boshnjakëve.

Ministri i jashtëm, Bujar Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut do të mbështesë një rezolutë për shpalljen e gjenocidit të ngjarjeve në Srebrenicë.

“Ne duhet që patjetër ti themi me emër gjërat që kanë ndodhur dhe të mësojmë prej tyre që të mos ndodhin më kurrë. Mendoj se kjo është e rëndësishme për të hyrë përfundimisht në një proces pajtimi në rajon. Është shumë e rëndësishme që Bosnjë-Hercegovina ka marrë një vendim për fillimin e negociatave, shpresoj se do të konsolidojë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes tre entiteteve. Pres një normalizim të shpejtë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohje reciproke sepse kjo do të mbyllë një dosje tjetër të hapur dhe pres që Maqedonia të ruajë prioritetin e saj strategjik”, tha Osmani.

Franca është bashkuar si bashkësponsor i Rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës, e cila do të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Franca bashkohet për të qenë një bashkë-sponsor i Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë. Falë vendit tonë mik, Presidentit Macron dhe misionit francez në OKB”, thuhet në profilin zyrtar të rrjetit X të Qendrës Përkujtimore në Srebrenicë.

“Më 11 korrik 1995 dhe në ditët në vijim në Srebrenicë ndodhi një nga tragjeditë më të këqija në historinë moderne. Franca nuk ka harruar më shumë se 8000 viktima, të rritur dhe fëmijë, që u vranë. Me emocione të thella, përshëndes viktimat e mbijetuara të gjenocidit dhe familjet e tyre dhe shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta”, tha Macron.(INA)

The post Maqedonia e Veriut do të mbështesë një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë appeared first on INA ONLINE.