Marrëveshja PS-PD/ Ulen në tryezë grupet e punës, dialog për ligjet me 84 vota! 

Pas paktit mes maxhorancës dhe opozitës, kthimit të normalitetit në Parlament, sot u mblodh një tjetër strukturë e re që do të ndihmojë në arritjen e dialogut politik mes palëve.  Në ambientet e Komisionit të Ligjeve është mbledhur grupi i punës i dialogut mes palëve, që do dakordësojë konsensusin politik për ligjet që kërkojnë 84 […]

Marrëveshja PS-PD/ Ulen në tryezë grupet e punës, dialog për ligjet me 84 vota! 

Pas paktit mes maxhorancës dhe opozitës, kthimit të normalitetit në Parlament, sot u mblodh një tjetër strukturë e re që do të ndihmojë në arritjen e dialogut politik mes palëve. 

Në ambientet e Komisionit të Ligjeve është mbledhur grupi i punës i dialogut mes palëve, që do dakordësojë konsensusin politik për ligjet që kërkojnë 84 vota. 

Pjesë e tryezës nga maxhoranca ishte Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka, dhe Toni Gogu. 

Ndërkohë që opozita përfaqësohej nga Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi dhe Erisa Xhixho. 

Kujtojmë që një nga ligjet e nxehta është votimi i Amnistisë Penale nga e cila përfitojnë të mijëra të dënuar.