Krerët e Doganës së Kosovës takohen me homologët francezë për forcim bashkëpunimi

Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë shkëmbimi i praktikave në procedurat doganore. Në njoftim, Dogana e Kosovës tha se vizita është mbështetur nga Programi për Zhvillimin e Ligjit Tregtar të Departamentit të Tregtisë së ShBA-së dhe Ambasada e ShBA-së […]

Krerët e Doganës së Kosovës takohen me homologët francezë për forcim bashkëpunimi
kreret-e-doganes-se-kosoves-takohen-me-homologet-franceze-per-forcim-bashkepunimi

kreret-e-doganes-se-kosoves-takohen-me-homologet-franceze-per-forcim-bashkepunimi

Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë shkëmbimi i praktikave në procedurat doganore.

Në njoftim, Dogana e Kosovës tha se vizita është mbështetur nga Programi për Zhvillimin e Ligjit Tregtar të Departamentit të Tregtisë së ShBA-së dhe Ambasada e ShBA-së në Kosovë, ku qëllimi ishte forcimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ekspertizës në modernizimin e operacioneve doganore dhe rritjen e strategjive të menaxhimit të rrezikut.

“Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm Jean-François DUTHEIL priti me dashamirësi z. Llugaliu, përfaqësuesin e CLDP dhe të Ambasadës Amerikane, duke shprehur kënaqësinë e tij për rikthimin e bashkëpunimit ndërmjet administratave tona doganore. Në takim z. Llugaliu konfirmoi përkushtimin e Doganës së Kosovës për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme me interes të përbashkët”.

“Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm z.Llugaliu nënvizoi rëndësinë e madhe të menaxhimit efektiv të rrezikut në operacionet doganore. Ai theksoi nevojën për t’i dhënë përparësi hetimit penal, mbledhjes së inteligjencës dhe përpjekjeve kundër kontrabandës si shtylla themelore të modernizimit dhe efikasitetit”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se përmes këtij bashkëpunimi, Dogana e Kosovës synon të forcojë kapacitetet e saj, të përmirësojë procedurat dhe të rrisë rolin në mbrojtjen e interesave kombëtare.

“CLDP tashmë është një partner i rëndësishëm i Doganës së Kosovës, me mbështetjen e tyre të gjerë në përmirësimin e kapaciteteve dhe praktikës sonë. Ky bashkëpunim nënvizon vendosmërinë e partnerëve për të çuar më tej bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e praktikave më të mira. Të gjithë partnerët u pajtuan për përshtatshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit strategjik”, thuhet në njofitm.