MIKU IM MALE, TE PAT HIJE BUZEQESHJA !

The post d first on INA ONLINE.MIKU IM MALE, TE PAT HIJE BUZEQESHJA ! appeare Rexhail Ramadani Nuk ka pikellim me te madh , se kur ne dite te pikellimit kujton ditet dhe castet e lumtura te jetes qe ke kaluar me njerez te mire. DANTE ALIGERI A VLEN ROMA ME TEPER SE JETA E NJE NJERIU TE MIRE Me shume pikellim e morra nje lajm te trishte nga motra […] The post MIKU IM MALE, TE PAT HIJE BUZEQESHJA ! appeared first on INA ONLINE.

MIKU IM MALE, TE PAT HIJE BUZEQESHJA !

The post d first on INA ONLINE.MIKU IM MALE, TE PAT HIJE BUZEQESHJA ! appeare

Rexhail Ramadani

Nuk ka pikellim me te madh , se kur ne dite te pikellimit kujton ditet dhe castet e lumtura te jetes qe ke kaluar me njerez te mire.

DANTE ALIGERI

A VLEN ROMA ME TEPER SE JETA E NJE NJERIU TE MIRE

Me shume pikellim e morra nje lajm te trishte nga motra ime qe me shprehu ngushellim kur sapo e mbarova punen ne spital, miku im i madh Ismail Rexhepi – Mala paska ndrruar jete. Nje dite shume e trishte per mua sot.

Me Ismail Rexhepin jemi njohur qe nga femijeria kur isha ne klasen e VIII dhe Ismajli ishte ne Gjimnaz dhe ushtronim Karate ne Klubin “Teuta“ te Kumanoves qe e drejtonte ne ate kohe trejneri yne i nderuar Sevdali Pajaziti. Malo ishte edhe nje BOEM, ne gjimnaz bante floke te gjata dhe kishte deshire ti vizitonte ne ato kohe evenimentet argetuese hapeningjet muzikore, para 2001 kishte edhe jete urbane dhe shume evenimente argetuese. Me kujtohet ne gara ne Kumanove , ku u mbajt kampionati i Maqedonise ne Karate , Mala u paraqit me bisht si japonez, por qe publikut dhe bashkeqyetareve u dha entuziazem nga qe ishte luftarak dhe i dekllasonte kundershtaret e tij, ai edhe neve na jepte motiv dhe vullnet ku ne keto gara luftonim me zemer duke treguar nje pergaditje te larte sportive dhe duke bere luftera te mira gjithe klubi yne, por Mala ishte lider i yne. Males i thoshim ne , ti je poet i Karatese sepse aq elegant ishte dhe akrobat ne zbatimin e teknikave me kembe.

Mala , miku yne i dashur qe atehere ka qene nje pozitiv, ka pasur humor , ishte shume elastik dhe ishte pedant dhe akrobatik me kembe. Me kujtohet ne garat e para qe patem , Mala e mundi kampionin e Maqedonise , te gjithe u gezuam dhe kjo na dha kurajo dhe na dha stimul te metutjeshem. Qe atehere ishim miq te mire , ushtronim bashke por kur ke qene me Malen , ai mikun e ka respektuar dhe nese kur ka qene Mala aty , Mala nuk e ka lene ne balte mikun asnjehere. Ishte azgan, trim , djalosh me karakter, ishte karizmatik.

Me pas Mala shkoi ne Turqi ku vazhdoi studimet ne ekonomik ne Izmir, ku mesoi gjuhen turke dhe atje ka pasur ne shoqaten studenteve rol udheheqes , ku ai atje ka bere aktivitete me deputetet shqiptare ne Parlamentin turk dhe ka gezuar respekt nder studentet, ka qene karakteri , karizma e tille qe bente miq , por mikun e llogariste mik. Kur ka ardhe Mala ne Maqedoni , i kemi takuar shpesh kur vinin me Erdoganin ne Shkup , ku Mala e organizonte takime dhe shpesh na ftonte neve miqeve dhe i kemi takuar ne Shkup, ato e respektonin shume Malen.

Ismail Rexhepi , miku yne ishte idealist, ishte krenar , kishte shtylle kurizore iu bashkangjit si ushtar i UCK se Zones se Dugagjinit, ku ka kontribuar ne lufte dhe clirimin e Kosoves. Edhe ne konfliktin e 2001 , Malo iu bashkangjitet Ushtrise clirimtare kombetare bashke me gjithe familjen e vet, Familja Rexhepi duke qene se jane 10 vllezer shume prej tyre ishin ushtare te UCK se. Por Mala eshte shquar si shume i shkathte , ishim ne Tanushe pasi mbaroi lufta kur erdhi dhe Shkurte Fejza ku Mala mbajti nje fjalim para gjithe mysafireve qe kishin ardhe ne ate ngjarje.

Pas luftes kur me e prisnin njerezit lirine , Males ja burgosen 3 vellezer ne nje proces te montuar politik , ku per Malen ishte nje goditje dhe nje periudhe e veshtire , ai perkujdesej shume per vellezerit e tij. Por edhe Mala me gjithe ato merita qe kishte eshte diskriminuar nga keto strukturat qe sot i kemi ne politike , pra ai meritonte shume , por vone eshte punesuar ne administrate ku filloi pune ne Kadastren regjionale ne Kumanove, nderkohe qe ai ka merituar shume per meritat dhe kontributet qe ka dhene.

Me kujtohet me pas ju patem bashkangjitur BDI se se Bardhyl Mahmutit , ku Mala ishte kandidat per Deputet ne Zonen 2 dhe ne Tetove ne organizimin kryesor e mbajti nje fjalim motivues sepse ishte patriot si karakter dhe i urrente shume servilitetin. Me kujtohen shume takime e kafe me Dr. Shukri Fazliun mikun tone qe edhe ai ndrroi jete para ca viteve , Nesmiri e disa miqe qe i kemi pase ku rregullisht takoheshim dhe bisedat , humori ishin ne nivel. Sepse Dr. Shukri Fazliu ka qene shume orator dhe bente biseda te kendshme. Mala kishte deshire ta degjonte , knaqeshim duke biseduar.

Jemi takuar me Malen kemi shkuar edhe ne Prishtine me mikun tone Dr. Vlladimir Nikollovin qe e kemi pase mik, ishte Nefrolog ne kliniken univerzitare ne Shkup i ndjeri edhe ai ndrroi jete ne banesen time ne Gjermani, por Malen e ka pas respektuar shume. Mala i kishte njohur ne qeveri te Kosoves disa persona , sepse donte qe te mbante ca programe per statistike mjeksore. Pra Mala qe ja jepte fjalen dikujt ai ishte i perpikte deri ne fund.

Mala po ti lajmerohej ne 3 te nates. Dr. Vladimir Nikolovi ishte nje njeri me karakter te mire zgjohej per te , por edhe Mala e ka pas respektuar. Bile kur ishte i semure ne spitla me tha e te kishte qene gjalle Dr. Vllada, e per bese Dr. Vllada ka pase shume te njohur Profesor ne Univerzitetin e Beogradit , ai miqte nuk pertonte qe tu drejtohej atyre dhe tu kerkonte ndihme mjekeve te njohur si per vellaun e vet aq ishte i perkushtuar per ato qe i konsideronte miq. Duke e pase ne konsiderate se te ne cfare niveli te mjere eshte mjeksia. Cka te them Dr. Vlladimiri per Malen e rrotullonte gjithe kliniken ne Spitalin Universitar ne Shkup, aq shume e ka pas respektuar. Kur i ka shkuar ndonje njeri ne emer te Males, Dr. Vllada i ka lene gjithe punet dhe i ka kryer pune.

Kisha edhe une ca periudha te veshtira kur erdha ne Gjermani por gjithmone jemi takuar me Malen dhe kemi biseduar tema te ndryshme. Heren e fundit kur isha ne Maqedoni e vizitova , por semundja e kishte bere te veten, ashtu ne ate gjendje me tha Rexho te respektoj, u mbajta por kur dola shpertheva ne lot , por pas dy diteve mu lajmerua nipi se ishte me vetedije te mire dhe u gezova shume u kishte thene qe do te me shohe familjareve te tij. Me treguan familjaret qe mezi kishte pritur te na takoje disa here e kishte shikuar oren. Te them te drejten kur shkova me teper doja te shkoja si psikolog qe ti jap shprese dhe kurajo te vazhdoje luften , folem dy ore , me vetedije te plote dhe sa i kishte bere nje egzaminik sonografik te zemres organeve te brendshme tek kolegu yne i respektuar Dr. Ridvani dhe e pashe qe Zemra dhe organet e brendshme ishin mire , por terapia e lodhi shume. Nuk desha me teper por disi me erdh nje optimizem.

Gjithe keto kujtime i kemi evokuar ne takimin tone te fundit , ku ishin edhe vellezerit e vet, nipi im Nesmiri dhe kur kemi shkuar sepse sdoja ti jepja shenja merzitjeje ai me perqafoi forte , ma shternoi doren dhe me tha ne do te takohemi prape dhe do ta vazhdojme me idealet qe i kemi pasur.

Ismail Rexhepi ishte nje djalosh me karakter, azgan , kishte shtylle kurrizore , nuk e njihte perkuljen , ishte mik i vertete , ne prezence tregonte respekt, asnjehere ne balte Mala nuk e linte mikun.
Por jeten e kishte me shume sfida, politika jone e keqe shume pak mbeshtetje i ka dhene edhe pse ka merituar shume, sepse pushteti i cnjerezoi te ne , por mala nuk perkulej , u punesua ne Kadastrin regjional ne Kumanove ne 10 vjecarin e fundit u punesua , merrej edhe me nje biznes shtese ne shtepine e tij ne qender dhe merrej me tregtine e mobiljeve te ndryshme. Kishte 3 femije te mire dhe u normalizua ne jete , me nuk i interesonte shume politika edhe pse ne damar ishte patriot i palekundur, por e pat pare se nuk ja vlen.

Qenka e veshtire te shkruash per nje mik, qenka veshtire ti mbash lotet kur e kujton, jam shume i privelegjuar qe e pata nje mik si Mala , nje njeri me tipare burrerore dhe miqesor ndaj mikut, jam krenar per te , por e humba nje mik te madh te femijerise. Zoti i paste dhene qetesine e amshuar ne Xhenet, sepse Mala ishte zemergjere , njeri qe ka menduar per te tjeret, ka flijuar per te tjeret, mik i vertete. Familjes se tij Rexhepi i shprehi ngushellimet e mia me te sinqerta. DO TE KUJTOJME GJITHMONE ME MALL MIKU IM I SHTRENJTE.

The post MIKU IM MALE, TE PAT HIJE BUZEQESHJA ! appeared first on INA ONLINE.