Mjeku dhe ish-pjesëtari i UÇK-së nga Kumanova i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët

The post d first on INA ONLINE.Mjeku dhe ish-pjesëtari i UÇK-së nga Kumanova i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët appeare Lider i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka prezantuar një prurje të re në parti “Edhe një aderim në Aleancën për Shqiptarët, mirësevjen Driton Bilalli. Driton Ismail Bilalli, ish luftëtar i UÇK-së dhe mjek specialist i transfuziologjisë, ka vendosur t’i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët. Si transfuziolog i parë shqiptar në Kumanovë, me prejardhje nga një […] The post Mjeku dhe ish-pjesëtari i UÇK-së nga Kumanova i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët appeared first on INA ONLINE.

Mjeku dhe ish-pjesëtari i UÇK-së nga Kumanova i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët

The post d first on INA ONLINE.Mjeku dhe ish-pjesëtari i UÇK-së nga Kumanova i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët appeare

Lider i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka prezantuar një prurje të re në parti

“Edhe një aderim në Aleancën për Shqiptarët, mirësevjen Driton Bilalli.

Driton Ismail Bilalli, ish luftëtar i UÇK-së dhe mjek specialist i transfuziologjisë, ka vendosur t’i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët. Si transfuziolog i parë shqiptar në Kumanovë, me prejardhje nga një familje e shquar patriotike, Dritoni është një figurë e rëndësishme në komunitetin tonë që sot i bashkohet Ndryshimit të Madh.

Në vitin 2001, në ditët e para të luftës, Dritoni ndërpreu studimet në Prishtinë për t’iu bashkangjitur radhëve të UÇK-së në vendlindjen e tij, në Vaksincë. Shërbimi i tij si teknik mjekësor në UÇK bëri që ai të shkruajë një pjesë të veçantë të historisë. Gjithashtu gjyshi i tij, Faik Bilalli, ishte njëri nga ushtarët më të moshuar në Rajonin e Karadakut, i cili iu bashkangjit UÇK-së, duke treguar vendosmërinë dhe devotshmërinë për lirinë e vendit.

Me një përvojë të pasur në fushën e mjekësisë, i trajnuar për diplomaci pranë Akademisë Diplomatike në Tiranë, si dhe një trashëgimi të rëndësishme intelektuale dhe patriotike, Dritoni ka vendosur të përfshihet aktivisht në ndryshimet pozitive për shoqërinë tonë. Besimi i tij në nevojën për të mbrojtur identitetin kombëtar dhe të ardhmen e rinisë shqiptare, e bën atë një pjesë të çmuar të Aleancës për Shqiptarët.
Ia VLEN!”, ka shkruar Taravari. (INA)

The post Mjeku dhe ish-pjesëtari i UÇK-së nga Kumanova i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët appeared first on INA ONLINE.