Moment emocionues – Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka mirëpritur një vajzë ditën e djeshme (e martë), të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Luna Mari. Lajmin e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale duke publikuar një imazh në Instagram. Prezantuesja shqiptare […]

Moment emocionues – Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti ka mirëpritur një vajzë ditën e djeshme (e martë), të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Luna Mari.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale duke publikuar një imazh në Instagram.

Prezantuesja shqiptare këtë herë solli një fotografi të Luizit duke mbajtur në krah foshnjën e porsalindur.

Ky duket të jetë takimi i parë i tyre, një moment shumë emocionues për artistin shkodran.

Foto: Screenshot/Instagram

Dyshja njëherësh kanë falënderuar të gjithë për urimet që i dërguan me rastin e lindjes së vajzës.

Ata vlen të ceket se nisën lidhjen në edicionin e dytë të Big Brother, ku edhe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.