Nëse mbani kafshë shtëpiake, mund të prekeni nga parazitët…

Ndër parazitët që takohen më shpesh te njeriu, janë parazitët e zorrëve. Ata zhvillohen si te të vegjlit ashtu edhe te të rriturit, vetëm atëherë kur nuk zbatohen rregullat e higjenës. Kur niveli i higjenës dhe kulturës shëndetësore është i lartë, nuk ka infeksion nga parazitët e zorrëve. Burimi i infeksionit është njeriu ose kafsha […] The post Nëse mbani kafshë shtëpiake, mund të prekeni nga parazitët… appeared first on Konica.al.

Nëse mbani kafshë shtëpiake, mund të prekeni nga parazitët…

Ndër parazitët që takohen më shpesh te njeriu, janë parazitët e zorrëve. Ata zhvillohen si te të vegjlit ashtu edhe te të rriturit, vetëm atëherë kur nuk zbatohen rregullat e higjenës.

Kur niveli i higjenës dhe kulturës shëndetësore është i lartë, nuk ka infeksion nga parazitët e zorrëve. Burimi i infeksionit është njeriu ose kafsha që mban në organizëm parazitë, që nëpërmjet jashtëshqitjes i nxjerrin në formën e vezëve.

Vezët duke rënë në tokë kalojnë nëpërmjet ujit të pijshëm, ujit që vaditim perimet dhe zarzavatet, nga duart e fëmijëve dhe të rriturve, nga rrobat dhe lodrat e infektuara.

Rrugët e përhapjes janë të shumta si:

Duart e palara;

Perimet dhe zarzavatet e palara mirë;

Uji i pijshëm.

Për të konstatuar sëmundjen, përveç shenjave klinike janë të domosdoshme edhe ekzaminimet mikroskopike të materialeve fekale, për të parë vezët e parazitëve.

Janë shumë lloje parazitësh të zorrëve si:

Askaridoza;

Oksiuriaza;

Trikocefaloza;

Trikineloza;

Shiritat;

Lambia.

Mënyrat e trajtimit

Merrni 1 filxhan kafeje me fara kungulli. Shtypini në një pjatë porcelani, duke e përzier me pak sheqer dhe u jepet fëmijëve të vegjël nga 1 lugë kafeje esëll në mëngjes.

Qëroni dhe shtypni 20 gr hudhër. Hidheni në 250 ml qumësht ose ujë. Ena lihet e mbuluar 2 orë. Kullohet dhe lëngu përdoret për klizma me radhë.

Merrni 1 gotë ujë me shëllirë djathi dhe fusni në të 4-5 thelpinj hudhra të qëruara dhe të shtypura mirë. Lihen nga darka deri në mëngjes sa të regjen, pastaj kullohen dhe pihet 1 lugë gjelle esëll në mëngjes, për 10 ditë rresht.

The post Nëse mbani kafshë shtëpiake, mund të prekeni nga parazitët… appeared first on Konica.al.