Nesër festa e Fitër Bajramit

The post d first on INA ONLINE.Nesër festa e Fitër Bajramit appeare Nesër (e mërkurë) është festa e Fitër Bajramit, pas 30 ditëve të muajit të shenjtë të Ramazanit. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët se namazi i Fitër Bajramit falet në ora 06:41. Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit në Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi fillon […] The post Nesër festa e Fitër Bajramit appeared first on INA ONLINE.

Nesër festa e Fitër Bajramit

The post d first on INA ONLINE.Nesër festa e Fitër Bajramit appeare

Nesër (e mërkurë) është festa e Fitër Bajramit, pas 30 ditëve të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët se namazi i Fitër Bajramit falet në ora 06:41.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit në Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në orën 5:21, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga profesori i Medresesë, Shkelzen Hoxha.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:41, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Komuniteti Mysliman në Shqipëri njoftoi se namazi i Fiter Bajramit do të falet në sheshin ”Skënderbej” me datë 10 prill në orën 06:55.

Programi i plotë i Fitër Bajramit:

06:25 – Hapja e programit

06:30 – Lexim Kur’ani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj

06:35 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:45 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli

06:55 – Falja e namazit të Bajramit, prin faljen kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

07:00 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment

Krerët fetar në Kosovë dhe Shqipëri i urojnë festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit! (INA)

The post Nesër festa e Fitër Bajramit appeared first on INA ONLINE.