Nga raporti me të atin tek divorci i prindërve, Albano Bogdo vjen me një rrëfim ndryshe

Albano Bogdon jemi mësuar ta shikojmë të spikasë me batutat e tij në ekran por çfarë fshihet pas këtij personazhi karizmatik shumë pak e dinë. Fermeri ka ardhur më pranë ndjekësve me pjesmarrjen e tij në Fermën Vip. Pak orë më parë ai zbuloi detaje mbi divorcin e prindërve. Albano tregoi se divorci ndodhi kur […]

Nga raporti me të atin tek divorci i prindërve, Albano Bogdo vjen me një rrëfim ndryshe

Albano Bogdon jemi mësuar ta shikojmë të spikasë me batutat e tij në ekran por çfarë fshihet pas këtij personazhi karizmatik shumë pak e dinë.

Fermeri ka ardhur më pranë ndjekësve me pjesmarrjen e tij në Fermën Vip.

Pak orë më parë ai zbuloi detaje mbi divorcin e prindërve. Albano tregoi se divorci ndodhi kur ai ishte në moshën 12 vjeçare dhe prindërit e tij ishin çifti i parë që po divorcoheshin në Sarandë në atë  periudhë.

‘Babai dhe mamaja ime janë çifti i parë që janë divorcuar në Sarandë në kohën e demokracisë. Dashamirësit të thonë je ti burri i shtëpisë tani, dhe të jesh burri i shtëpisë do të thot të punosh, të heqin nga fëmijëria. Lër librat merr një termuz dhe shit akullore. Ia kam ndjerë mungesën babait por nuk e kam shprehur asnjëherë.

Armiku më i madh që kam pasur ishte ai. Një dite e kemi kuptuar që nuk kishim asnjë armiqësi me njëri-tjetrin. Filloi të më qante dhe më përqafoi, kisha 22 vite qe nuk e përqafoja, nuk e dija që më donte babai. Mamanë e kam dritën e syve, nuk e bënin dot 10 burra atë që ka bërë mamaja ime për mua”, ka rrëfyer Albano’.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=m0aGWUH8Tk0

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/albanobogdo2020/