Ngjarja tragjike në Kolovicë që ua mori jetën dy personave, gjykata merr vendim për Arijan Sjarinën

Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Arian Sijarinën, i cili dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale: Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë; asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, dhe armëmbajtje pa leje. Sipas njoftimit për media të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pasi […]

Ngjarja tragjike në Kolovicë që ua mori jetën dy personave, gjykata merr vendim për Arijan Sjarinën
ngjarja-tragjike-ne-kolovice-qe-ua-mori-jeten-dy-personave,-gjykata-merr-vendim-per-arijan-sjarinen

ngjarja-tragjike-ne-kolovice-qe-ua-mori-jeten-dy-personave,-gjykata-merr-vendim-per-arijan-sjarinen

Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Arian Sijarinën, i cili dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale: Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë; asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit për media të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pasi gjyqtarja e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë së Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit, transmeton Frontonline.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake ka konstatuar se moscaktimi i masës së paraburgimit do të kishte për pasojë që i pandehuri do të asgjësojë, fsheh, ndryshojë apo falsifikojë provat e veprës penale dhe do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, thuhet më tutje njoftimi

Aty thuhet po ashtu se Gjykata ka konsideruar se më lënien e tij në liri ekziston mundësia e përsëritjes së veprës penale apo kryerjes së ndonjë vepre tjetër te natyrës se njëjtë apo të ngjashme apo përfundimi i veprës se mbetur në tentativë.

Kundër këtij aktvendimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore.

Derisa, për tragjedinë e ndodhur, Policia e Kosovës kishte shpallur në kërkim vëllezërit Ahmet (Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha për “vrasje të rëndë” dhe Fitim (Skender) Doda dhe Arijan (Arif) Sijarina për “vrasje në tentativë”.

Doda dhe Sijarina janë kapur nga policia, teksa vëllezërit Berisha ndodhen akoma në arrati.