Një manipulim i ligë i radhës me kategoritë e luftës së UÇK-së

The post d first on INA ONLINE.Një manipulim i ligë i radhës me kategoritë e luftës së UÇK-së appeare Më shumë se kurrë në Maqedoni e drejta objektive del mbi të drejtën subjektive. 22 vite në pushtet duke mos bërë asgjë për statusin e familjarëve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve, dhe prapë në tubim qendror thirren tek UÇK, kjo ndodh mjerisht vetëm tek ne. Në Kosovë Hashim Thaçi posa mori postin si […] The post Një manipulim i ligë i radhës me kategoritë e luftës së UÇK-së appeared first on INA ONLINE.

Një manipulim i ligë i radhës me kategoritë e luftës së UÇK-së

The post d first on INA ONLINE.Një manipulim i ligë i radhës me kategoritë e luftës së UÇK-së appeare

Më shumë se kurrë në Maqedoni e drejta objektive del mbi të drejtën subjektive. 22 vite në pushtet duke mos bërë asgjë për statusin e familjarëve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve, dhe prapë në tubim qendror thirren tek UÇK, kjo ndodh mjerisht vetëm tek ne. Në Kosovë Hashim Thaçi posa mori postin si kryeministër menjëherë reagoi duke i qindfishuar pagat për këto kategori. Mbaj mend ish cimeri im në studime si invalid i luftës nga 90 euro iu rrit ensioni në 380 euro. Në Kosovë edhe veteranët që nuk janë në marrëdhënie pune marrin pension nga shteti dhe në momentin që marrin pagë nga shteti i ndërprehet pensioni. nga ana tjetër invalidët marrin pension të përjetshëm veç rrogës që mund ta marrin si të punësuar.Për ironi të fatit veteranë nga Maqedonia që kanë qenë edhe në luftën e Kosovës ata që kanë shtetësi të Kosovës marrin pensioni nga ky shtet ndërsa në Maqedoni nuk marrin asgjë. Një pjesë e tyre marrin të holla në baza vullnetare nga individë të caktuar duke e shtrirë për toke dinjitetin e tyre njerëzor por nga viti i largët 2001 asgjë benificion nuk gëzojnë nga shteti. As familjarët e tyre nuk gëzojnë asnjë benificion nga shteti sikurse në Kosovë ku edhe fëmijët e invalidëve të luftës e të veteranëve si dhe familjarët e dëshmorëve dhe të civilëve të rënë në luftë kanë lehtësira në pagesa për shkollim, regjistrim të automjeteve dhe favore tjera.
Në Maqedoni dihet fare hapur se jo vetëm që thyhen të gjitha ligjet në fuqi por edhe konventat ndërkombëtare dhe dikush prapë manipulon kaq hapur e shumë poshtërsisht me kategoritë e dalura nga lufta.
Po të kishte vullnet politik me një akt nënligjor, pra me një vendim qeverie por dhe me një vendim të ministrit në ministrinë e punës dhe mirëqenies sociale mund të bënte të mundur që këto kategori të gëzonin benificione nga shteti. Fillimisht kjo mund të bëhet duke përfshirë kategorinë e civilëve të rënë në luftën e 2001-it dhe më pas edhe të atyre që kanë luftuar. Shpresojmë se Qeveria e re t’i merr parasysh këto kategori kaq të rëndësishme të popullit shqiptar dhe të demaskon keqpëdoruesit super të ligë e të poshtër që me vite të tëra thirren e rrinë në pushtet në emër të tyre. Pa faj nuk mbeten as partitë opozitare që i kanë lënë terren BDI-së të manipulojë me një pjesë të madhe të kategorive të luftës duke i përvetësuar si kapital të vetin politik.

The post Një manipulim i ligë i radhës me kategoritë e luftës së UÇK-së appeared first on INA ONLINE.