“Njëri ulëret në majë të pallatit, tjetri i sulet SPAK-ut”, Spiropali-opozitës: Dy “baballarët” tuaj kanë dalë nga binarët 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar deputetët e opozitës, duke u kërkuar të japin opinionet e tyre lidhur me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PL-së, Ilir Meta lidhur me SPAK.  “Keni opinion për baballarët në majë të thanës zoti Bardhi dhe të tjerët njëri në majë të pallatit […]

“Njëri ulëret në majë të pallatit, tjetri i sulet SPAK-ut”, Spiropali-opozitës: Dy “baballarët” tuaj kanë dalë nga binarët 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar deputetët e opozitës, duke u kërkuar të japin opinionet e tyre lidhur me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PL-së, Ilir Meta lidhur me SPAK. 

“Keni opinion për baballarët në majë të thanës zoti Bardhi dhe të tjerët njëri në majë të pallatit që bërtet kundër SPAK nga mëngjesi në darkë dhe tjetri në majë të delirit të madhështisë që kafshon SPAK e kreun e SPAK. A keni ju opinion për këto meqë keni opinione për gjithçka dhe gjithkënd meqë bëni akuzatorin këtu, gjuhën e dalë nga binarët e mendjes së baballarëve tuaj në majë të thanës, të dy presidentë të kësaj Republike, të dy kryeministra, për të cilën ju sigurisht nuk mund të shpreheni vini këtu e doni të bëni sherr e rrëmujë, të na thoni një herë e mirë çfarë opinion keni për ulërimat tuaja, ata nuk janë dy kokë dele por baballarët e opozitës suaj, vini këtu e na drejtoni gishtin, na ngrini gishtin”,-tha Soiropali.