“Nuk dua të flas për atë pjesë hiç”, reagimi i Bleros kur pyetet për ndarjen nga e dashura e tij e re

Artisti i njohur shqiptar, Blero Muharremi, i ka dhënë fund të gjitha dilemave. Në një intervistë të re, ai ka folur për takimin pas dy vitesh me ish-partneren e tij, Afrona Dika dhe se si erdhi deri te pajtimi me të. Këngëtari i njohur tha fillimisht që ka folur me të jashtë kamerave dhe në […]

“Nuk dua të flas për atë pjesë hiç”, reagimi i Bleros kur pyetet për ndarjen nga e dashura e tij e re

Artisti i njohur shqiptar, Blero Muharremi, i ka dhënë fund të gjitha dilemave.

Në një intervistë të re, ai ka folur për takimin pas dy vitesh me ish-partneren e tij, Afrona Dika dhe se si erdhi deri te pajtimi me të.

Këngëtari i njohur tha fillimisht që ka folur me të jashtë kamerave dhe në vazhdimësi i ka propozuar që të realizojnë një intervistë, meqë është komentuar tejet shumë ndarja e tyre.

Foto: Screenshot/YouTube

Veç tjerash, artisti u pyet edhe për romancën e re, të cilës i dha fund pak muaj më parë.

I njëjti theksoi se nuk dëshiron që të flasë rreth saj dhe se momentalisht është në rregull.

Foto: Arkiv

“Jam në rregull për gjithçka. Nuk kisha pasur dëshirë të flas për atë pjesë hiç”, u shpreh ai.

Pritet të shihet nëse do të ketë një ribashkim tani në mes të Afronës dhe Bleros, meqë gjërat janë qartësuar.