Osmani-Emisarit gjerman: Anëtarësimi i Kosovës në KiE çështje kyçe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar të enjten në platformën “X”, për takimin që e ka pasur me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarraz. Në këtë takim, Osmani ka theksuar nevojën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. “Në takimin e sotëm me të dërguarin gjerman të Ballkanit Perëndimor Manuel […]

Osmani-Emisarit gjerman: Anëtarësimi i Kosovës në KiE çështje kyçe
osmani-emisarit-gjerman:-anetaresimi-i-kosoves-ne-kie-ceshtje-kyce

osmani-emisarit-gjerman:-anetaresimi-i-kosoves-ne-kie-ceshtje-kyce

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar të enjten në platformën “X”, për takimin që e ka pasur me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarraz.

Në këtë takim, Osmani ka theksuar nevojën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Në takimin e sotëm me të dërguarin gjerman të Ballkanit Perëndimor Manuel Sarrazin theksova rëndësinë thelbësore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Osmani.

Po ashtu, Osmani tha se ka folur edhe për zbatimin e marrëveshjes së Procesit të Berlinit.

“Gjithashtu diskutuam për zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, si dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe rajon”, ka shkruar Osmani.