Pahor merr edhe “aminin” e kryeministrit të Sllovenisë për zëvendësimin e Lajçakut në dialogun Kosovë-Serbi

Pasi Ministria e Punëve të Jashtme, e kryesuar nga Tanja Fajon, konfirmoi se po ndihmon ish-presidentin e Sllovenisë Borut Pahor në lobimin për pozitën e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sot për këtë është kontaktuar edhe zyra e kryeministrit, Robert Golob. Siç raporton mediumi slloven ‘Delo’, kryeministri Golob […]

Pahor merr edhe “aminin” e kryeministrit të Sllovenisë për zëvendësimin e Lajçakut në dialogun Kosovë-Serbi
pahor-merr-edhe-“aminin”-e-kryeministrit-te-sllovenise-per-zevendesimin-e-lajcakut-ne-dialogun-kosove-serbi

pahor-merr-edhe-“aminin”-e-kryeministrit-te-sllovenise-per-zevendesimin-e-lajcakut-ne-dialogun-kosove-serbi

Pasi Ministria e Punëve të Jashtme, e kryesuar nga Tanja Fajon, konfirmoi se po ndihmon ish-presidentin e Sllovenisë Borut Pahor në lobimin për pozitën e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sot për këtë është kontaktuar edhe zyra e kryeministrit, Robert Golob.

Siç raporton mediumi slloven ‘Delo’, kryeministri Golob i ka shprehur mbështetjen e pakushtëzuar ish-presidentit Borut Pahor në kandidimin e tij për pozitën e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështjeve të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, përcjell Insajderi.

Ata shtuan se gjatë muajit të kaluar Golob ka zhvilluar bisedime të shumta bilaterale me liderët e vendeve evropiane si dhe me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian.
Golob shprehet i bindur se “ish-presidenti Pahor ka dëshmuar me punën dhe përvojën e tij politike të deritanishme se është mik i madh i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet e tij, si dhe përpjekjet e Sllovenisë, kanë për qëllim integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë mënyrë të gjithë Evropën”.

Pozitën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e ka zënë diplomati Miroslav Lajçak dhe mandati i tij përfundon këtë gusht. Në qarqet diplomatike pati vlerësime se ish-presidenti është shumë i kualifikuar për postin e të dërguarit special. /Insajderi