“Para nga një njeri i pandershëm nuk dua”, Petrovska fiton në një proces gjyqësor ndaj Kovaçkit

The post d first on INA ONLINE.“Para nga një njeri i pandershëm nuk dua”, Petrovska fiton në një proces gjyqësor ndaj Kovaçkit appeare Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në profilin e saj në Fejsbuk njoftoi se ka fituar një proces gjyqësor që kishte ndaj deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, përcjell TV21. “Siç premtova transparencë nga fillimi deri në fund të procesit kundër gënjeshtrave, shpifjeve dhe fyerjeve të paraqitura nga ana e Dragan Kovaçkit ndaj meje, dua t’ju njoftoj […] The post “Para nga një njeri i pandershëm nuk dua”, Petrovska fiton në një proces gjyqësor ndaj Kovaçkit appeared first on INA ONLINE.

“Para nga një njeri i pandershëm nuk dua”, Petrovska fiton në një proces gjyqësor ndaj Kovaçkit

The post d first on INA ONLINE.“Para nga një njeri i pandershëm nuk dua”, Petrovska fiton në një proces gjyqësor ndaj Kovaçkit appeare

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në profilin e saj në Fejsbuk njoftoi se ka fituar një proces gjyqësor që kishte ndaj deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, përcjell TV21.

“Siç premtova transparencë nga fillimi deri në fund të procesit kundër gënjeshtrave, shpifjeve dhe fyerjeve të paraqitura nga ana e Dragan Kovaçkit ndaj meje, dua t’ju njoftoj se Gjykata Themelore Civile në Shkup pas të gjitha dëshmive të paraqitura nga ana ime mori vendim me të cilin vërtetohet se i padituri Dragan Kovaçki ka thënë të pavërteta dhe gënjeshtra, gjegjësisht ka shpifur për mua në opinion me qëllim që të ma dëmtojë reputacionin dhe nderin në sytë e publikut”, ka shkruar mes tjerash Petrovska.Në FB, ministrja e Mbrojtjes ka shkruar se secili bën atë që di më mirë, “ata me gënjeshtra, unë me mund dhe punë të përgjegjshme e të ndershme”.

“Ky është vetëm një nga një sërë shembujt e sjelljeve të papërgjegjshme, të pandershme dhe të pista në skenën politike nga ana e Kovaçki. Siç thashë në fillim në media: “Para nga një njeri i pandershëm nuk dua” dhe po ju njoftoj se kam hequr dorë nga kompensimi monetar”, ka shkruar Petrovska.

The post “Para nga një njeri i pandershëm nuk dua”, Petrovska fiton në një proces gjyqësor ndaj Kovaçkit appeared first on INA ONLINE.