Parashikimi i motit, 4 prill 2024

Vendi do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat verilindore duke gjeneruar […]

Parashikimi i motit, 4 prill 2024

Vendi do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat verilindore duke gjeneruar momente me pika shiu.

Pjesa e dytë e ditës; do të vijojë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në Pukës deri në 27°C vlera më e lartë në rang territori ku do të shënohet në qytetin e Fierit dhe Sarandës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com