“Pazar i ulët anti-SPAK!”, Manja-Bashës: I paska thënë lamtumirë zanatit, e ka lexuar mbrapsht projektligjin! 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka replikuar me kreun e PD zyrtare, Lulzim Bashën ditën e sotme në seancën plenare.  Basha nga Kuvendi hodhi akuza lidhur me Amnistinë Penale, ku sipas tij, ajo i shpërblen zyrtarëve të korruptuar duke i liruar nga burgu dhe ndëshkon opozitën dhe protestuesit. Ai theksoi se ky është një pazari i ulët […]

“Pazar i ulët anti-SPAK!”, Manja-Bashës: I paska thënë lamtumirë zanatit, e ka lexuar mbrapsht projektligjin! 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka replikuar me kreun e PD zyrtare, Lulzim Bashën ditën e sotme në seancën plenare. 

Basha nga Kuvendi hodhi akuza lidhur me Amnistinë Penale, ku sipas tij, ajo i shpërblen zyrtarëve të korruptuar duke i liruar nga burgu dhe ndëshkon opozitën dhe protestuesit.
Ai theksoi se ky është një pazari i ulët anti-SPAK mes Rithemelimit dhe PS. 

Ndërsa Manja ironizoi duke thënë se Lulzim Basha “i ka thënë lamtumirë është zanatit të juristit”, teksa shtoi “mos e merrni serozisht”. 

Ministri i Drejtësisë theksoi se kreu i PD e ka lexuar mbrapsht projekligjin, duke shtuar se “duhet të jemi seriozë, gjithçka ka limit” 

“Me këtë që tha Basha i ka thënë lamtumirë është zanatit të juristit. Më vjen keq po këtë kam, mirë që nuk e ka lexuar ligjin por e lexon edhe nga e prapa. Tani paska i thënë mirupafshim këtij zanati, tani as vetë ai nuk e di çfarë është politikan, jurist. Mos e merrni seriozisht. Të dalësh dhe të thuash që përfitojnë të dënuarit nga GJKKO, kur është e shkruar e zeza mbi të bardhë, duhet të jemi serioz. Gjithçka ka limit”, iu drejtua Manja./Opinion.al