Përveç QUINT’it, Kurti priti në takim edhe 4 ambasadorë tjerë -temë anëtarësimi në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, SHBA-së e Bashkimit Evropian. Këtë takim Kurti e ka lidhur me takimin që nesër e kanë zëvendësministrat e Këshillit të Evropës për ta përpiluar agjendën, ku potencialisht mund të vendoset […]

Përveç QUINT’it, Kurti priti në takim edhe 4 ambasadorë tjerë -temë anëtarësimi në KiE
pervec-quint’it,-kurti-priti-ne-takim-edhe-4-ambasadore-tjere-teme-anetaresimi-ne-kie

pervec-quint’it,-kurti-priti-ne-takim-edhe-4-ambasadore-tjere-teme-anetaresimi-ne-kie

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, SHBA-së e Bashkimit Evropian.

Këtë takim Kurti e ka lidhur me takimin që nesër e kanë zëvendësministrat e Këshillit të Evropës për ta përpiluar agjendën, ku potencialisht mund të vendoset edhe futja e Kosovës në agjendë për t’u hedhur në procesin e votimit për t’u bërë pjesë apo jo e KiE.

Pas këtij takimi, Kurti është takuar edhe me ambasadorët e Holandës, Suedisë, Belgjikës e Finlandës.

Kurti ka thënë se ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e këtyre shteteve në përkrahjen e Kosovës për t’u bërë pjesë e KiE.

“Pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe BE-së, u takova edhe me ambasadorët Holandës, Suedisë, Belgjikës e Finlandës në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në KiE. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e tyre të bazuar në vlerë dhe të pakushtëzuar gjatë gjithë procesit të anëtarësimit dhe në përputhje me Asamblenë e KiE”, ka deklaruar Kurti.