“Pësuan lëndime të rënda trupore”- Prokuroria jep detaje për aksidentin në Pejë ku një burrë shkeli me veturë dy të mitur
Është ndaluar për 48 orë shoferi i veturës që goditi dy fëmijë derisa ishin duke kaluar zebrat në qytetin e Pejës. Gjendja shëndetësore e fëmijëve është e rëndë. Ata janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim. Insajderi mëson se mosha e tyre është 8 dhe 9 vjeçe. Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi […]
Është ndaluar për 48 orë shoferi i veturës që goditi dy fëmijë derisa ishin duke kaluar zebrat në qytetin e Pejës.
Gjendja shëndetësore e fëmijëve është e rëndë. Ata janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim.
Insajderi mëson se mosha e tyre është 8 dhe 9 vjeçe.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi konfirmoi për Gazetën se shoferi është ndaluar për 48 orë.
“Është ndaluar për 48 orë një person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Janë lënduar dy te mitur te cilët kanë pësuar lëndime të rënda trupore“, prononcohet Nikçi.