Policia arreston në Bërnjak serbin Sreçko Sofronijeviq

Policia e Kosovës ka arrestuar sot serbin, Sreçko Sofronijeviq, dhe të njëjtit i është caktuar masë ndalimi prej 48 orësh. Arrestimi i tij është bërë në Bërnjak, ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. Sofronijeviq ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës, si pjesëmarrës në […]

Policia arreston në Bërnjak serbin Sreçko Sofronijeviq
policia-arreston-ne-bernjak-serbin-srecko-sofronijeviq

policia-arreston-ne-bernjak-serbin-srecko-sofronijeviq

Policia e Kosovës ka arrestuar sot serbin, Sreçko Sofronijeviq, dhe të njëjtit i është caktuar masë ndalimi prej 48 orësh.

Arrestimi i tij është bërë në Bërnjak, ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sofronijeviq ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës, si pjesëmarrës në përplasjet e serbëve kundër aksionit të Policisë së Kosovës në parandalimin e mallrave kontrabandë.