Policia: Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë ka shokuar sot Ferizajn. Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur, raporton FrontOnline. Ngjarja ka ndodhur në orën 14:40 në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. I dyshuari pasi ka gjuajtur me armë zjarri është larguar nga vendi i ngjarjes. Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në […]

Policia: Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
policia:-eshte-arrestuar-i-dyshuari-per-vrasjen-e-gruas-ne-ferizaj

policia:-eshte-arrestuar-i-dyshuari-per-vrasjen-e-gruas-ne-ferizaj

Një ngjarje e rëndë ka shokuar sot Ferizajn.

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur, raporton FrontOnline.

Ngjarja ka ndodhur në orën 14:40 në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

I dyshuari pasi ka gjuajtur me armë zjarri është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që tê arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje

‘’Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri . Për pasoj nga të shtënat e armës sê zjarrit një person e gjinisë femrore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa êshtë plagosur një person mashkull , i cili êshtë dërguar nē Qendren Emergjente në Ferizaj. I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nē drejtim të panjohur. Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që tê arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje. Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janê duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndêrsa për të gjitha verpimet policore është njoftuar prokurori i shtetit’’ deklaruan për FrontOnline nga Policia e Kosovës.