Qeveria jep 4 milionë për ndërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë tha se do të marrin disa vendime, siç u shpreh ai, për rritje të mirëqenies së qytetarëve. Ai është shprehur se një ndër vendimet do të jetë edhe ai i ndarjes së 4 milionë eurosh për ndërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë në veri. “Sot […]

Qeveria jep 4 milionë për ndërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë në veri
qeveria-jep-4-milione-per-ndertimin-e-shtepive-per-komunitetet-joshumice-ne-veri

qeveria-jep-4-milione-per-ndertimin-e-shtepive-per-komunitetet-joshumice-ne-veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë tha se do të marrin disa vendime, siç u shpreh ai, për rritje të mirëqenies së qytetarëve.

Ai është shprehur se një ndër vendimet do të jetë edhe ai i ndarjes së 4 milionë eurosh për ndërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë në veri.

“Sot në këtë mbledhje, në mbledhjen e 198 të Qeverisë së Kosovës do të marrim edhe vendime të tjera për rritje të mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillim të Republikës sonë, me theks të veçantë në dy prej tyre, atë për ndarjen e 4 milionë eurove për subvencionimin e ndërtimin të shtëpive për pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë në komunat e Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut dhe propozimin për miratim të programit për performancë të lartë sportive “Super-sportistët”, është shprehur ai.