Qeveria: Serbia posedon mijëra dronë iranianë, po shfaq në vazhdimësi sjellje agresive ndaj Republikës sonë

Serbia në vazhdimësi po shfaq sjellje agresive ndaj Republikës së Kosovës, specifikisht përgjatë kufirit. Këtë e ka konfirmuar sot Qeveria e Kosovës përmes një kumtese, në të cilën njofton se për shkak të gjendjes së krijuar pas sulmit iranian në Izrael, mbrëmë pati mbledhje të Këshillit të Sigurisë. ”Sulmi u krye me dronë Shaheed, prodhim […]

Qeveria: Serbia posedon mijëra dronë iranianë, po shfaq në vazhdimësi sjellje agresive ndaj Republikës sonë
qeveria:-serbia-posedon-mijera-drone-iraniane,-po-shfaq-ne-vazhdimesi-sjellje-agresive-ndaj-republikes-sone

qeveria:-serbia-posedon-mijera-drone-iraniane,-po-shfaq-ne-vazhdimesi-sjellje-agresive-ndaj-republikes-sone

Serbia në vazhdimësi po shfaq sjellje agresive ndaj Republikës së Kosovës, specifikisht përgjatë kufirit.

Këtë e ka konfirmuar sot Qeveria e Kosovës përmes një kumtese, në të cilën njofton se për shkak të gjendjes së krijuar pas sulmit iranian në Izrael, mbrëmë pati mbledhje të Këshillit të Sigurisë.

”Sulmi u krye me dronë Shaheed, prodhim iranian. Mijëra dronë të tillë i ka në posedim edhe Serbia, e cila në vazhdimësi shfaqë sjellje agresive ndaj Republikës sonë, veçanërisht përgjatë kufirit që ndajmë”, thuhet mes tjerash në këtë njoftim.

Tutje Qeveria bën të ditur se institucionet e Sigurisë së Republikës së Kosovës janë duke i përcjellë zhvillimet e fundit me vëmendje të shtuar, dhe janë duke e monitoruar gjendjen e sigurisë në baza të vazhdueshme.

Kjo edhe në bashkërendim e bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe me partnerët strategjikë.