Rama prezanton projektin fitues në konkursin ndërkombëtar për dizajnin e çerdheve dhe kopshteve në Kolovicë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është zgjedhur projekti fitues për dizajnin e çerdheve dhe kopshteve në Lagjen Kolovicë. Sipas tij, pjesë e projektit do jetë edhe një kopsht i quajtur “Kopshti i qetë”. “Projekti fitues në konkursin ndërkombëtar për dizajnin e çerdheve dhe kopshteve në Lagjen Kolovicë, krijuar […]

Rama prezanton projektin fitues në konkursin ndërkombëtar për dizajnin e çerdheve dhe kopshteve në Kolovicë
rama-prezanton-projektin-fitues-ne-konkursin-nderkombetar-per-dizajnin-e-cerdheve-dhe-kopshteve-ne-kolovice

rama-prezanton-projektin-fitues-ne-konkursin-nderkombetar-per-dizajnin-e-cerdheve-dhe-kopshteve-ne-kolovice

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është zgjedhur projekti fitues për dizajnin e çerdheve dhe kopshteve në Lagjen Kolovicë.

Sipas tij, pjesë e projektit do jetë edhe një kopsht i quajtur “Kopshti i qetë”.

“Projekti fitues në konkursin ndërkombëtar për dizajnin e çerdheve dhe kopshteve në Lagjen Kolovicë, krijuar nga arkitektët Serhat Sen, Kemal Tas, Dilara Akdemir, Alican Tugenkoglu dhe Ramiz Laçi, sjell një frymë të re në krijimin dhe realizimin e çerdheve dhe kopshteve.????

Ngrehina është vendosur në një nga kodrinat e parcelës është dizajnuar mbi idenë e dizajnit që sheh nga brenda. Përmes krijimit të një shiriti të gjelbër në fasadë, ne kemi pasur për qëllim ta shfyrtëzojmë dheun i cili do të zhvendoset për ndërtim. Hapësirat funksionale përfshijnë zyrat, depotë dhe dhomat teknike, të vendosura në të dy anët e hyrjes. Në holl, ana e majtë të çon tek ndarjet e kujdesit ditor, të lidhura me një atrium dhe një kopsht të jashtëm, të cilin e kemi quajtur “Kopshti i qetë”. Ngjitur, në anën e djathtë të hollit është korridori i lojërave, që të çon tek kopshti. Kjo hapësirë ka disa oborre të brendshme, njëri prej të cilëve është më i madh se të tjerët, brenda të cilit është një amfiteatër i cili është i ndërlidhur me me çatinë. Po ashtu, një hapësirë tjetër e përbashkët, e ndërlidhur me ato të kopshtit, e cila zgjerohet në një oborr të brendshëm”, ka shkruar Rama.