“Reagimi i Ramës hap pozitiv”, Bardhi për deklaratën e kryeministrit për “Xibrakën”: S’ka guxuar të… 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi doli në një konferencë për mediat, ku foli në lidhje me reagimin e kryeministrit Edi Rama, pas publikimit të dokumenteve në lidhje me përfshirjen e vëllait të tij, Olsi Rama, në laboratorin e drogës në Xibrakë.  Bardhi tha se reagimi i Ramës është hap pozitiv, duke shtuar […]

“Reagimi i Ramës hap pozitiv”, Bardhi për deklaratën e kryeministrit për “Xibrakën”: S’ka guxuar të… 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi doli në një konferencë për mediat, ku foli në lidhje me reagimin e kryeministrit Edi Rama, pas publikimit të dokumenteve në lidhje me përfshirjen e vëllait të tij, Olsi Rama, në laboratorin e drogës në Xibrakë. 

Bardhi tha se reagimi i Ramës është hap pozitiv, duke shtuar se kryeministri vendosi që mos fshihet pas deklaratave me shkrim që bënte në emër të të vëllait. 

Ndër të tjera, ai tha se Rama nuk ka guxuar të kundërshtojë përmbajtje qoftë edhe një fjalë të dosjes që ndodhet në Prokurori. 

“Më në fund, pas 6 ditësh, kryeministri Edi Rama, e theu frikën e parë dhe vendosi të mos fshihet pas deklaratave me shkrim që bënte në emër të të vëllait. Është hap pozitiv që vendosi të reagojë. Por që të ruajë statusin si kryeministër, duhet të thyejë dhe frikën tjetër, atë të zbatimit të Kushtetutës dhe Rregullores, për të ardhur në interpelancë. 

Unë Edi Ramën e kam thirrur për të informuar  opinionin publik, nëse nga policia e shtetit shërbimet sekrete, ka marrë apo jo informacion për përfshirjen ose jo në laboratorin e drogës në Xibrakë dhe shoqërimin e tij me këta trafikantë. 

Dënimi, fajësia ose jo është vendim i drejtësisë, jo i një personi që kryen një krim. Jo me fjalë të Gazment Bardhi por me dosje që ndodhen në Prokurore. Rama nuk ka guxuar të kundërshtojë përmbajtje qoftë edhe një fjalë të dosjes që ndodhet në Prokurori”, tha Bardhi.