Rebel Wilson shpreson të përhapë “mesazh pozitiv” duke zbuluar se ajo humbi virgjërinë në moshën 35 vjeçe

Aktorja dhe producentja australiane Rebel Wilson po shpreson të ndihmojë të rinjtë të ndihen të fuqizuar kur bëhet fjalë për seksin dhe intimitetin, duke treguar se ajo e humbi virgjërinë në moshën 35-vjeçe. Wilson ka këmbëngulur se nuk është e patjetërsueshme që virgjëria të humbet domosdoshmërisht gjatë periudhës së adoleshencës, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost. “Jo […] The post Rebel Wilson shpreson të përhapë “mesazh pozitiv” duke zbuluar se ajo humbi virgjërinë në moshën 35 vjeçe appeared first on Albanian Post.

Rebel Wilson shpreson të përhapë “mesazh pozitiv” duke zbuluar se ajo humbi virgjërinë në moshën 35 vjeçe

Aktorja dhe producentja australiane Rebel Wilson po shpreson të ndihmojë të rinjtë të ndihen të fuqizuar kur bëhet fjalë për seksin dhe intimitetin, duke treguar se ajo e humbi virgjërinë në moshën 35-vjeçe.

Wilson ka këmbëngulur se nuk është e patjetërsueshme që virgjëria të humbet domosdoshmërisht gjatë periudhës së adoleshencës, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

Rebel Wilson.

“Jo të gjithë duhet të humbasin virgjërinë e tyre si adoleshentë”, tha Wilson duke folur mbi librin e saj të ardhshëm të kujtimeve “Rebel Rising”.

“Njerëzit mund të presin derisa të jenë gati ose të presin derisa të jenë pak më të pjekur”, ka shtuar ajo.

Wilson tha se ajo detajon përvojën e saj personale në librin e saj të ardhshëm dhe se ajo mendon se “mund të jetë një mesazh pozitiv” për të tjerët.

“Padyshim që nuk duhet të prisni derisa të jeni në të tridhjetat si unë, por nuk duhet të ndjeni presion si një i ri”, tha ajo.

Duke e përshkruar veten si një “lulëzim i vonë”, Wilson tha tutje se ajo do t’u thoshte miqve të saj se “do ta bënte në të 20-tat e saj veç për ta hequr qafe”, opsioni tjetër do ishte të largohej nga dhoma kur kjo temë të niste të diskutohej.

Sikur të kishte lindur 20 vjet më vonë, ajo tha: “me siguri do ta kisha eksploruar më shumë seksualitetin tim. Thjesht e dija se më tërhiqnin meshkujt dhe kjo ishte gjëja normale”.

“Dhe pastaj vetëm vite më vonë, takimi me gratë dhe ndjenjat për një grua, dhe kjo, mendoj se është vetëm një shenjë se ku ishte shoqëria”, tha ajo.

Këto ditë, aktorja australiane nuk ka asgjë për të fshehur.

Në shkurt të vitit 2023, Wilson u fejua me stilisten e veshjeve Ramona Agruma në Disneyland.

Nëntorin e kaluar, ajo u bë nënë e vajzës Royce Lillian përmes një gruaje surrogate.

Rebel Wilson dhe Ramona Agruma me vajzën e tyre.

“Nuk mund ta përshkruaj as dashurinë që kam për të”, shkroi ylli i “Bridesmaids” në faqen e saj në Instagram kur njoftoi lindjen e vajzës së saj.

“Rebel Rising” do të publikohet më 2 prill.

The post Rebel Wilson shpreson të përhapë “mesazh pozitiv” duke zbuluar se ajo humbi virgjërinë në moshën 35 vjeçe appeared first on Albanian Post.