Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother VIP3. Ai u shpall finalist në mënyrë jo të zakontë. Ishte Egla ajo që zgjodhi Romeon dhe Heidin t’i dërgonte në një televotim se kush do zgjidhje finalist, mirëpo banorët dinin të kundërtën. Banorëve iu komunikua sikur Romeo do të […] The post Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3 appeared first on InfoShqip.com.

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother VIP3.

Ai u shpall finalist në mënyrë jo të zakontë. Ishte Egla ajo që zgjodhi Romeon dhe Heidin t’i dërgonte në një televotim se kush do zgjidhje finalist, mirëpo banorët dinin të kundërtën.

Banorëve iu komunikua sikur Romeo do të linte shtëpinë dhe Heidi nuk e priti aspak mirë.

Përveç të qarave, ajo iu kthye Eglës, “je njeriu më i keq”.

“Të pash me lot në sy do vij nga qielli”-ishte porosia që Romeo i la Heidit para se të dilte nga shtëpia, megjithëse kjo nuk e qetësoi banoren.

Heidi ndërkohë do të jetë banorja që do të jetë në televotim deri në fund të këtij edicioni.

Lajmin e madh Romeo do e zbulojë në studio.

The post Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3 appeared first on InfoShqip.com.