Sindikata e Infermierëve: Bordi i SHSKUK-së qëllimisht po injoron infermierët

Shoqata Sindikale e Infermierëve të Kosovës ka reaguar ndaj Bordit të SHSKUK-së, duke thënë se ky bord qëllimit është duke injoruar totalisht kërkesat e infermierëve.  Sipas tyre ky injorim ka qëllim nënshtrimin e infermierëve përmes kontrollit financiar mbi ta, shkruan FrontOnline. Njoftimi i tyre: Ka mundësi që unë nuk po e shoh, mirëpo as në […]

Sindikata e Infermierëve: Bordi i SHSKUK-së qëllimisht po injoron infermierët
sindikata-e-infermiereve:-bordi-i-shskuk-se-qellimisht-po-injoron-infermieret

sindikata-e-infermiereve:-bordi-i-shskuk-se-qellimisht-po-injoron-infermieret

Shoqata Sindikale e Infermierëve të Kosovës ka reaguar ndaj Bordit të SHSKUK-së, duke thënë se ky bord qëllimit është duke injoruar totalisht kërkesat e infermierëve.  Sipas tyre ky injorim ka qëllim nënshtrimin e infermierëve përmes kontrollit financiar mbi ta, shkruan FrontOnline.

Njoftimi i tyre:

Ka mundësi që unë nuk po e shoh, mirëpo as në organogramin e SHSKUK-së nuk po shoh department apo divizion të infermierisë, ndërsa në përcaktimin e koeficientëve duket se qëllimisht janë avancuar dhe ngritur në koefocient kuptohet me gjithë respektin dhe pa dashur që të dal nga konteksti divizione që nuk e kanë rëndësinë e njejtë me infermierët në kuptim të dhënies së shërbimeve dhe shëndetin e qytetarëve.

Si duket ky denigrim i infermierëve i cili po bëhet në mënyrë tashmë sistematike ka për qëllim vetëm nënshtrimin e infermierëve përmes kontrollit financiar mbi ta dhe nëvlerësimit të komuniteteve më produktive dhe jetike për funkcionimin e sistemit shëndetësor.

Duke inkurajuar Bordin e SHSKUK-së që t’a rishikoj pozicionin e tyre në raport me komunitetet infermierore, ky veprim i paramenduar dhe tendencioz nuk do kaloj pa masa dhe veprime sindikale.

Ftoj të gjitha organizatat përfaqësuese të infermierëve që të reagojnë ndaj këtij veprimi të poshtër dhe të ofendues.

Enlirat Duraku
Kryetar
Shoqata Sindikale e Infermierëve të Kosovës