Sonte ndizen qirinjë për 21 vjeçaren që u vra në Ferizaj

Për kujtim të 21-vjeçares që u vra të premten, sonte nga ora 20:00, do të ndizen qirinjë. Kjo do të bëhet para objektit të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, vend ky ku edhe ndodhi vrasja, për të cilën i dyshuar është ish-bashkëshorti i viktimës. “Sonte në orën 20:00 ndezim qirinjë para objektit të Qendrës […]

Sonte ndizen qirinjë për 21 vjeçaren që u vra në Ferizaj
sonte-ndizen-qirinje-per-21-vjecaren-qe-u-vra-ne-ferizaj

sonte-ndizen-qirinje-per-21-vjecaren-qe-u-vra-ne-ferizaj

Për kujtim të 21-vjeçares që u vra të premten, sonte nga ora 20:00, do të ndizen qirinjë.

Kjo do të bëhet para objektit të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, vend ky ku edhe ndodhi vrasja, për të cilën i dyshuar është ish-bashkëshorti i viktimës.

“Sonte në orën 20:00 ndezim qirinjë para objektit të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj në kujtim të viktimës së radhës së FEMICIDIT, plagë kjo që po vazhdon të lëngojë në shoqërinë tonë”, shkruhet në njoftim.

“Të gjithë pa dallim gjinie, sonte jemi ERONA!”, thuhet tutje në postimin e Dashurie Uksmjalit.