Sot varroset ish-komandanti i UÇK-së, Gani Imeri

Komuna e Vushtrrisë ka bërë të ditur se sot do të varroset ish-komandanti i UÇK-së, Gani Imeri. Në njoftimin e lëshuar thuhet se për të do mbahen homazhe dhe një mbledhje komemorative. “Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në emër të institucioneve komunale i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Komandantit, Gani Imeri, […]

Sot varroset ish-komandanti i UÇK-së, Gani Imeri
sot-varroset-ish-komandanti-i-uck-se,-gani-imeri

sot-varroset-ish-komandanti-i-uck-se,-gani-imeri

Komuna e Vushtrrisë ka bërë të ditur se sot do të varroset ish-komandanti i UÇK-së, Gani Imeri.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se për të do mbahen homazhe dhe një mbledhje komemorative.

“Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në emër të institucioneve komunale i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Komandantit, Gani Imeri, dhe gjithë bashkëluftëtarëve të UÇK-së”.

“Në nderim të jetës dhe veprës së Komandantit, Gani Imeri, ceremonia mortore organizohet nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi”, thuhet në njoftim.

Homazhe:
Ora: 12:00– 13:30
Vendi: Palestra “Jeton Tërstena– TOTA”, në Vushtrri

Mbledhje komemorative:
Ora: 13:30
Vendi: Palestra “Jeton Tërstena– TOTA”, në Vushtrri

Ceremonia e varrimit:
Ora:15:00
Vendi: Varrezat e fshatit në Dumnicë të Epërme