Specialja del me një sqarim pasi refuzoi kërkesën e Thaçit për zëvendësimin e gjyqtarit Guillou

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova ka rrëzuar kërkesën e Hashim Thaçit për të zëvendësuar gjyqtarin e procedurës paraprake, Nicolas Guillou. Në njoftimin e lëshuar për media nga Specialja thuhet se gjykatësi mund të zëvendësohet vetëm atëherë kur ata nuk nuk janë në gjendje të ushtrojnë detyrën e tyre. “Kryetarja e DHSK-së Ekaterina Trendafilova […]

Specialja del me një sqarim pasi refuzoi kërkesën e Thaçit për zëvendësimin e gjyqtarit Guillou
specialja-del-me-nje-sqarim-pasi-refuzoi-kerkesen-e-thacit-per-zevendesimin-e-gjyqtarit-guillou

specialja-del-me-nje-sqarim-pasi-refuzoi-kerkesen-e-thacit-per-zevendesimin-e-gjyqtarit-guillou

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova ka rrëzuar kërkesën e Hashim Thaçit për të zëvendësuar gjyqtarin e procedurës paraprake, Nicolas Guillou.

Në njoftimin e lëshuar për media nga Specialja thuhet se gjykatësi mund të zëvendësohet vetëm atëherë kur ata nuk nuk janë në gjendje të ushtrojnë detyrën e tyre.

“Kryetarja e DHSK-së Ekaterina Trendafilova rrëzoi kërkesën e Hashim Thaçit për zëvendësimin e gjykatësit Nikola Giju si Gjykatës i Vetëm në çështjen me numër KSC-BC-2018-01, pas emërimit të tij si gjykatës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN). Kryetarja sqaroi se ajo mund t’i zëvendësojë gjykatësit vetëm në rast se gjykatësit nuk janë në gjendje të ushtrojnë detyrën e tyre për shkak të angazhimit në një veprimtari ose profesion tjetër. Nuk është kështu në rastin e gjykatësit Giju, tha ajo, pasi ai do të fillojë t’i ushtrojë detyrat e tij gjyqësore në GJPN më 19 gusht. Deri në atë kohë, ai është i disponueshëm për të ushtruar detyrat e tij në DHSK.

Më tej, në komunikatë thuhet se kryetarja e DHSK-së hodhi poshtë pa e shqyrtuar kërkesën alternative të Mbrojtjes për heqjen e gjykatësit Giju.

Gjithashtu, Kryetarja e DHSK-së hodhi poshtë pa e shqyrtuar kërkesën alternative të Mbrojtjes për heqjen e gjykatësit Giju. Kryetarja konstatoi, ndër të tjera, se kërkesa ishte e pabazuar dhe Mbrojtja nuk paraqiti asnjë argument pse pozita gjyqësore e gjykatësit Giju në një gjykatë tjetër, që nuk ka përplasje juridiksioni me DHSK-në, mund të ndikojë në pavarësinë e tij”, thuhet në komunikatën e lëshuar.