Stërvitje e re ushtarake në Maqedoninë e Veriut nga 12 prill – 19 korrik, 270 ushtarë amerikanë dhe të tjerë

The post d first on INA ONLINE.Stërvitje e re ushtarake në Maqedoninë e Veriut nga 12 prill – 19 korrik, 270 ushtarë amerikanë dhe të tjerë appeare Nga data 12 prill deri më 19 korrik do të zhvillohet stërvitja ushtarake “Resolute Castle 24” në bazën ushtarake Krivollak në periferi të Shkupit, në të cilën do të marrin pjesë 270 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 70 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Norvegjisë dhe 60 […] The post Stërvitje e re ushtarake në Maqedoninë e Veriut nga 12 prill – 19 korrik, 270 ushtarë amerikanë dhe të tjerë appeared first on INA ONLINE.

Stërvitje e re ushtarake në Maqedoninë e Veriut nga 12 prill – 19 korrik, 270 ushtarë amerikanë dhe të tjerë

The post d first on INA ONLINE.Stërvitje e re ushtarake në Maqedoninë e Veriut nga 12 prill – 19 korrik, 270 ushtarë amerikanë dhe të tjerë appeare

Nga data 12 prill deri më 19 korrik do të zhvillohet stërvitja ushtarake “Resolute Castle 24” në bazën ushtarake Krivollak në periferi të Shkupit, në të cilën do të marrin pjesë 270 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 70 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Norvegjisë dhe 60 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Stërvitja, siç sqarohet, është pjesë e Planit për organizimin dhe pjesëmarrjen e Armatës së Maqedonisë në stërvitje me karakter ndërkombëtar për vitin 2024 dhe 2025 dhe organizohet nga Komanda e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Afrikë.

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, sot ka nxjerrë informatën për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të armatosura të huaja në territorin e Maqedonisë me qëllim të pjesëmarrjes në këtë stërvitje.
“Anëtarësimi i plotë në NATO kërkon pjesëmarrje aktive në aktivitetet e përbashkëta të stërvitjes, gjë që rrit aftësitë mbrojtëse të Aleancës për mbrojtje dhe parandalim, ku përfshihet edhe kjo stërvitje”, njoftoi shërbimi informativ qeveritar pas seancës së sotme të Qeverisë.

Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria mori Vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë për të marrë pjesë në stërvitjen “Saber Strike 24” në Republikën Federale të Gjermanisë dhe Republikën e Polonisë.(INA)

The post Stërvitje e re ushtarake në Maqedoninë e Veriut nga 12 prill – 19 korrik, 270 ushtarë amerikanë dhe të tjerë appeared first on INA ONLINE.