Stresi, shqetësimet, zemërimi e mërzia – si qëndrojnë gratë e Kosovës në Indeksin global të shëndetit  

Hologic, një kompani e teknologjisë mjekësore e specializuar në shëndetin e grave ka publikuar Indeksin global të shëndetit te gratë ku përfshihen disa komponentë, shëndeti individual, shëndeti emocional, kujdesi (shëndeti) parandalues, nevojat bazike dhe opinionet e shëndetit dhe sigurisë. Në raport thuhet se ky indeks ofron një pasqyrë globale dhe gjithëpërfshirëse të këtyre pesë dimensioneve, […] The post Stresi, shqetësimet, zemërimi e mërzia – si qëndrojnë gratë e Kosovës në Indeksin global të shëndetit   appeared first on Sinjali.

Stresi, shqetësimet, zemërimi e mërzia – si qëndrojnë gratë e Kosovës në Indeksin global të shëndetit  

Hologic, një kompani e teknologjisë mjekësore e specializuar në shëndetin e grave ka publikuar Indeksin global të shëndetit te gratë ku përfshihen disa komponentë, shëndeti individual, shëndeti emocional, kujdesi (shëndeti) parandalues, nevojat bazike dhe opinionet e shëndetit dhe sigurisë.

Në raport thuhet se ky indeks ofron një pasqyrë globale dhe gjithëpërfshirëse të këtyre pesë dimensioneve, në mënyrë që shtetet të veprojnë shpejt për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe jetëgjatësinë e grave në mbarë botën.

Sondazhi përfshin më shumë se 147,000 pjesëmarrës nga 143 vende, ndërkaq këtu përfshihet edhe Kosova.

Rezultatet e Indeksit janë nga 0 (më e keqja) në 100 (më e mira).

Po ku renditet Kosova?

Kosova renditet poshtë, në vendin e 35, me 60 pikë në përgjithësi.

Në kujdesin preventiv Kosova është poshtë në raport, me 20 pikë, në shëndetin emocional 80 pikë, opinionet e shëndetit dhe sigurisë me 67, nevojat bazike 85 dhe shëndeti individual me 72.

Sa i përket shëndetit emocional të anketuarat në Kosovë janë pyetur lidhur me stresin, shqetësimet, zemërimin dhe mërzitjen.

Sipas Indeksit, 32 për qind e grave të anketuara kanë përjetuar stres, 23 për qind shqetësime, 17 për qind zemërim dhe 9 për qind mërzi.

Po ashtu, statistikat janë dhënë edhe për kujdesin preventiv, nevojat bazike, shëndetin individual, opinionet e shëndetit dhe sigurisë.

Kujdesi preventiv

Nevojat bazike

Shëndeti individual

Shëndeti emocional

Lidhur me statistikat tjera për shëndetin e grave në Kosovë dhe në 142 vende tjera të botës mund të klikoni KËTU:

/GazetaSinjali/

The post Stresi, shqetësimet, zemërimi e mërzia – si qëndrojnë gratë e Kosovës në Indeksin global të shëndetit   appeared first on Sinjali.