Taravari: Albin Kurti është një nga emrat që di të sjellë ndryshime

The post d first on INA ONLINE.Taravari: Albin Kurti është një nga emrat që di të sjellë ndryshime appeare Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i koalicionit VLEN në Maqedoni të Veriut, Z. Arben Taravari në një interviste ekskluzive për Argumentum.al flet për bashkimin e opozitës shqiptare dhe propozimin që u bë nga ky koalicion si kandidat për president i Maqedonisë së Veriut. “Bashkimi i opozitës shqiptare ishte një fenomen që […] The post Taravari: Albin Kurti është një nga emrat që di të sjellë ndryshime appeared first on INA ONLINE.

Taravari: Albin Kurti është një nga emrat që di të sjellë ndryshime

The post d first on INA ONLINE.Taravari: Albin Kurti është një nga emrat që di të sjellë ndryshime appeare

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i koalicionit VLEN në Maqedoni të Veriut, Z. Arben Taravari në një interviste ekskluzive për Argumentum.al flet për bashkimin e opozitës shqiptare dhe propozimin që u bë nga ky koalicion si kandidat për president i Maqedonisë së Veriut.

“Bashkimi i opozitës shqiptare ishte një fenomen që po ndodhte për herë të parë në vend. Duke qënë pjesë e këtij bashkimi historik vendosa të pranoj propozimin e opozitës pra të VLEN-it për të qënë kandidat i tyre. Propozim i VLEN-it është ofertë të cilën populli e mirëpret”, thotë z. Taravari

Lidhur me përçarjet brenda partisë Aleanca për Shqiptarët, dhe konkretisht bashkimin e Zijadin Seles me koaliconin e BDI-së, Z. Taravari e quan një lëvizje befasuese dhe të trishtuar të ndërmarrë nga Zijadini. “Ishte e vështirë të shikoja mikun e bashkëpartiakun tim, Kryetarin historik të Aleancës që u krijua dhe madhështua pikërisht se donte çlirimin e pushtetit dhe shtetit nga duart e BDI-së t’i bashkohet bash BDI-së”.

Si kandidat për president në krye të shtetit maqedonas, Z. Taravari thotë se një nga pikat prioritare të agjendës presidenciale është distancimi nga “Ballkani i Hapur” “”Ballkani Hapur”, de facto në esencë të tij ka mendësinë e njê Ballkani të Mbyllur deri dhe të rrezikshëm”, shprehet ai.

Sa i përket përfshirjes së mundshme të kryeministrit Rama dhe Kurti në zgjedhjet e RMV-së, Z.Taravari e vlerëson si një ndihmë të rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duke thënë se z.Kurti është mbështetës i deklaruar publikisht i VLEN-it. Madje ai thekson se z.Kurti është një nga emrat që di të sjellë ndryshime.

I pyetur për koalicionet e mundshme paszgjedhore, me BDI-në apo dhe me VMRO-DPMNE, kandidati i koalicionit “VLEN” thotë se nuk përjashton asgjë që do të jetë në shërbim të Maqedonisë. “Do të krijojmë Qeverinë e Re me atë ose ato parti të cilat do të jenë pjesë e vizionit për një Maqedoni Ndryshe”, thotë Z. Arben Taravari.

The post Taravari: Albin Kurti është një nga emrat që di të sjellë ndryshime appeared first on INA ONLINE.