Tavë me presh dhe mish për të lëpirë gishtat!

1.Pastrojmë si fillim preshin duke eleminuar gjethet jeshile dhe duke mbajtur vetëm pjesën e bardhë. 2.E lajmë mirë nën ujë të rrjedhshëm dhe e presim pjerrtas në copa rreth 2cm. 3.E kavërdisim në pak vaj dhe e hedhim në tavën ku do të përgatisim recetën. 4.Në vajin e mbetur, kavërdisim qepën e prerë hollë me […] The post Tavë me presh dhe mish për të lëpirë gishtat! first appeared on Neps. The post Tavë me presh dhe mish për të lëpirë gishtat! appeared first on Neps.

Tavë me presh dhe mish për të lëpirë gishtat!

1.Pastrojmë si fillim preshin duke eleminuar gjethet jeshile dhe duke mbajtur vetëm pjesën e bardhë.

2.E lajmë mirë nën ujë të rrjedhshëm dhe e presim pjerrtas në copa rreth 2cm.

3.E kavërdisim në pak vaj dhe e hedhim në tavën ku do të përgatisim recetën.

4.Në vajin e mbetur, kavërdisim qepën e prerë hollë me mishin e grirë, shtojmë lëngun e mishit (të përgatitur me koncentrate), salcën e domateve, specin e kuq, e rregullojmë me kripë dhe piper dhe e lemë të ziejë të gjithë përbërjen për 15-20 minuta.

5. I’a hedhim sipër preshit që kemi vendosur në tavë dhe e pjekim për rreth 1 orë në furrë të parangrohur në 190°C. E shërbejmë të nxehtë.

The post Tavë me presh dhe mish për të lëpirë gishtat! first appeared on Neps.

The post Tavë me presh dhe mish për të lëpirë gishtat! appeared first on Neps.