Thyhet Struga, por ruan gjithsesi kreun e klasifikimit!

The post d first on INA ONLINE.Thyhet Struga, por ruan gjithsesi kreun e klasifikimit! appeare Humbasin Struga dhe Shkupi, ndërkohë që Shkëndija merr vetëm një pikë në javën e 26-të të kampionatit elitar të Maqedonisë së Veriut. Kampionët në fuqi të Strugës, dolën pa pikë nga dueli në transfertë përballë Vardarit, me këta të fundit që fituan 1-0. Falë golit të Djuric në pjesën e dytë. Shkupi nuk përfitoi për […] The post Thyhet Struga, por ruan gjithsesi kreun e klasifikimit! appeared first on INA ONLINE.

Thyhet Struga, por ruan gjithsesi kreun e klasifikimit!

The post d first on INA ONLINE.Thyhet Struga, por ruan gjithsesi kreun e klasifikimit! appeare

Humbasin Struga dhe Shkupi, ndërkohë që Shkëndija merr vetëm një pikë në javën e 26-të të kampionatit elitar të Maqedonisë së Veriut.

Kampionët në fuqi të Strugës, dolën pa pikë nga dueli në transfertë përballë Vardarit, me këta të fundit që fituan 1-0. Falë golit të Djuric në pjesën e dytë.

Shkupi nuk përfitoi për t’u afruar me kreun, duke humbur me të njëjtin rezultat me Breglanica Stip. Në barazim 1-1 u mbyll Makedonija GP-Shkëndija, takim që kuqezinjtë nga Tetova e luajtën me dhjetë lojtarë prej fundit të pjesës së parë.

Moment kur u ndëshkua me të kuq Krstevski. Endrit Krasniqi kishte kaluar Shkëndijën në avantazh në minutën e 23-të, por vendasit rikthyen baraspeshën 12 minuta më vonë me anë të Gilbertos.

Një pikë edhe për Voska Sport, skuadra tjetër shqiptare që garon në elitë. Ekipi nga Ohri e mbylli në barazim 1-1 ndeshjen shtëpiake kundër Rabotnickit. Struga vijon të kryesojë me 54 pikë. Shkupi ndjek me tri pikë më pak, ndërkohë që Shkëndija renditet e treta me 49 pikë.

The post Thyhet Struga, por ruan gjithsesi kreun e klasifikimit! appeared first on INA ONLINE.