Universiteti i Prizrenit thellon bashkëpunimin me universitetet frankofone

Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani dhe Presidenti i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, njëherit edhe Ambasador e lider për paqen botërore, Tahir Shabani, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për promovimin e bashkëpunimit akademik, arsimor e kulturor të dy institucioneve. Sipas një njoftimi për media, ky Memorandum, i nënshkruar, ka për synim të krijojë mundësi […]

Universiteti i Prizrenit thellon bashkëpunimin me universitetet frankofone
universiteti-i-prizrenit-thellon-bashkepunimin-me-universitetet-frankofone

universiteti-i-prizrenit-thellon-bashkepunimin-me-universitetet-frankofone

Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani dhe Presidenti i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, njëherit edhe Ambasador e lider për paqen botërore, Tahir Shabani, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për promovimin e bashkëpunimit akademik, arsimor e kulturor të dy institucioneve.

Sipas një njoftimi për media, ky Memorandum, i nënshkruar, ka për synim të krijojë mundësi për rrjetëzim dhe shkëmbim reciprok të mësimdhënësve, personelit të angazhuar në kërkime shkencore poashtu  edhe të studentëve, si dhe organizimin e konferencave të përbashkëta, seminareve, shkollave verore.

“Me këtë Memorandum parashihen edhe vizita me qëllim të shkëmbimit të përvojave me universitete të ndryshme frankofone nga Franca dhe Zvicra dhe Evropa. Rektori Alishani duke falënderuar z. Shabanin për gatishmëri e bashkëpunimit, theksoi se tha se falë edhe këtij memorandumi, po intensifikojmë bashkëpunimin me universitetet frankofone në të ardhmen e afërt do organizojmë agjenda me ligjërata dhe konferenca të përbashkëta me ekspert nga Franca. Më tej theksoi se, si udhëheqës i Universitetit premton vullnet e gatishmëri e bashkëpunimit akademik me rrejtët universitare”, thuhet në komunikatën për media.

 

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, Presidenti i Institutit Tahir Shabani, falënderoi Rektorin Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani për pritjen e nivelit protokollar së bashku me Prorektorët dhe sekretarin e përgjithshëm z. Nexhmedin Krasniqi dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe premtoi se do të angazhohet shumë në krijimin e një bashkëpunimi më të afërt me universitetet frankofone duke vepruar përmes diplomacisë kulturore.

Gjithashtu, është premtuar edhe shtimi i literaturës në bibliotekën e Univeristetit të Prizrenit.

“Do të ndihmojmë bibliotekën me literaturë për të pasuruar bibliotekën e Frankofonisë në Universitetit e Prizrenit. Prioritet diplomacia kulturore – akademike Bilaterale Universitare. Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim me seli në Francë dhe Gjenevë”, theksohet në njoftim.