UP dhe Universiteti i Drejtësisë në Varshavë lidhin marrëveshje bashkëpunimi

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Qerim Qerimi qendroi për vizite në Universitetin e Drejtësisë në Varshavë, ku u mirëprit nga rektori dr. Michał Sopiński. Ne njoftim thuhet se gjatë takimit, u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndermjet dy universiteteve, që është e para në mes të UP-së dhe një institucioni të arsimit të lartë […]

UP dhe Universiteti i Drejtësisë në Varshavë lidhin marrëveshje bashkëpunimi
up-dhe-universiteti-i-drejtesise-ne-varshave-lidhin-marreveshje-bashkepunimi

up-dhe-universiteti-i-drejtesise-ne-varshave-lidhin-marreveshje-bashkepunimi

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Qerim Qerimi qendroi për vizite në Universitetin e Drejtësisë në Varshavë, ku u mirëprit nga rektori dr. Michał Sopiński.

Ne njoftim thuhet se gjatë takimit, u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndermjet dy universiteteve, që është e para në mes të UP-së dhe një institucioni të arsimit të lartë në kryeqendrën polake.

Poashtu bëhet e ditur se në takim morën pjesë edhe shefi i Misionit të Republikës së Kosovës në Poloni, Drilon Gashi dhe drejtoresha e Institutit të Shkencave të Menaxhimit dhe Cilësisë, dr. Katarzyna Adamiak.

“Gjatë takimit u përcaktua korniza për bashkëpunim në të ardhmen, e cila do të përfshijë zbatimin e kërkimit të përbashkët shkencor, shkëmbimin e studentëve dhe të stafit akademik ndërmjet universiteteve dhe pjesëmarrjen në aplikime për projekte të përbashkëta nga fondet e Bashkimit Evropian dhe fondet e agjencitë e tjera. Gjatë qëndrimit në Poloni, rektori Qerimi zhvilloi takime të ndryshme me shefin e misionit të Republikës së Kosovës, Drilon Gashi, profesorë dhe anëtarë të konunitetit shqiptaro-polak, në funksion të qëllimit për hulumtimin dhe zgjerimin e mundësive për bashkëpunim dhe shkëmbim akademik ndermjet UP-së dhe institucioneve të arsimit të lartë në Poloni”, thuhet në njoftim.