Vdes Gani Imeri, ish-komandanti i UÇK’së nga Vushtrria

Komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri ka ndërruar jetë. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar vëllai i tij, Naser Imeri. Në Facebook ai ka bërë të ditur se ka ndrruar jetë ish ushtari i UÇK-së, Gani Imeri. “Me dhimbje të madhe po e ndaj me Ju lajmin e rëndë […]

Vdes Gani Imeri, ish-komandanti i UÇK’së nga Vushtrria
vdes-gani-imeri,-ish-komandanti-i-uck’se-nga-vushtrria

vdes-gani-imeri,-ish-komandanti-i-uck’se-nga-vushtrria

Komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri ka ndërruar jetë. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar vëllai i tij, Naser Imeri. Në Facebook ai ka bërë të ditur se ka ndrruar jetë ish ushtari i UÇK-së, Gani Imeri.

“Me dhimbje të madhe po e ndaj me Ju lajmin e rëndë se, sot në orën 19:50 pushoi përjetë zemra e vëllait tonë e shokut tuaj, Gani Imeri.

Komandanti nuk është dorëzuar kurrë para asnjë sfide, as në luftë e as në paqe, po sot, ju dorëzua Allahut të madhërishëm. Duke qenë përjetë mirënjohës për solidaritetin e nderimin që e keni treguar në të gjitha format për Komandantin tuaj e tonin, ju njoftojmë se homazhet dhe mbledhja komemorative për Gani Imerin do të mbahen në Palestrën e Sporteve ’’Jeton Tërstena’’ në Vushtrri duke filluar në orën 12:00. Kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në varrezat e fshatit Dumnicë e Epërme, në ora 15:00!”, shkruan ai në Facebook.

Gani Imeri është ishte njëri nga komandantët më të njohur në luftën e UÇK-së ku së bashku me familjen e tij kontribuoi në luftën për çlirim.

Familja e tij nga Dumnica e Epërme i dha shumë Kosovës në etapat të ndryshme që kaloi vendi ynë.

Edhe pas luftës, kontributi i tyre nuk u ndal, pasi me kompaninë Ariani Company punësuan shumë qytetarë dhe kontribuuan në ndërtim dhe zhvillim.