VMRO triumfoi në zgjedhje, Begaj uron Presidenten e parë grua të Maqedonisë së Veriut

Për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë në vitet ‘90, Maqedonia e Veriut zgjodhi një grua për Presidente të shtetit. Për këtë fitore të partisë së djathtë opozitare VMRO-DPMNE, ka ardhur edhe një urim nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Në një postim në profilin e tij në rrjetet sociale, ai […]

VMRO triumfoi në zgjedhje, Begaj uron Presidenten e parë grua të Maqedonisë së Veriut

Për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë në vitet ‘90, Maqedonia e Veriut zgjodhi një grua për Presidente të shtetit.

Për këtë fitore të partisë së djathtë opozitare VMRO-DPMNE, ka ardhur edhe një urim nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në një postim në profilin e tij në rrjetet sociale, ai uroi Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Begaj gjithashtu shpreh bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Urime, Gordana Siljanovska-Davkova, e para grua e votuar si Presidente e RMV. Jam i bindur se së bashku do të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis vendeve tona mike, si vende anëtare në NATO dhe anëtare të ardhshme në BE, për të cilën shqiptarët në RMV mbeten tërësisht të angazhuar”, shkroi Begaj.