Vulat e ASH-së?!

The post d first on INA ONLINE.Vulat e ASH-së?! appeare Pas një pritje se kujt do i takojnë vulat partiake nga përçarja e ASH-së, Gjykata themelore e Tetovës vendosi në favor të Ziadin Selës dhe jo Arben Taravarit. “Gjykata ka vendosur se është pranuar kërkesa jonë për regjistrimin e Ziadin Selës për Kryetar të Aleancës për Shqiptarët. Me këtë vendim janë njoftuar të gjitha palët […] The post Vulat e ASH-së?! appeared first on INA ONLINE.

Vulat e ASH-së?!

The post d first on INA ONLINE.Vulat e ASH-së?! appeare

Pas një pritje se kujt do i takojnë vulat partiake nga përçarja e ASH-së, Gjykata themelore e Tetovës vendosi në favor të Ziadin Selës dhe jo Arben Taravarit.

“Gjykata ka vendosur se është pranuar kërkesa jonë për regjistrimin e Ziadin Selës për Kryetar të Aleancës për Shqiptarët. Me këtë vendim janë njoftuar të gjitha palët dhe tanimë zyrtarisht, kryetar i ASH është Ziadin Sela”, theksoi zyra për informim e krahut të Selës.

Pas këtij vendimi ka reaguar menjëherë Arben Taravari.

“Ata thonë se sot kanë marrë vulat e Aleancës për t’ia dhënë BDI-së…edhe sikur të jetë e vërtetë ne do të ankimohemi por edhe sikur t’i marrin me sistemin e kapur që e kanë në dorë, kam një pyetje…po Popullin?!
Jo besa, popullin nuk e fiton dot me asnjë gjykatë! Ndryshimi Ka Nis Dhe Nuk Ka Vulë Që E Ndalon!”, reagoi Taravari.

Përçarjet në ASH mes taborit të Taravarit dhe Selës shpërthyen pas mosmarrëveshjeve për rreshtim dhe koalicionime për zgjedhjet parlamentare. Dyja grupimet kanë mbajtur kuvende paralele.(INA)

The post Vulat e ASH-së?! appeared first on INA ONLINE.