​Xhaka me super statistikë, askush nuk e ka bërë në Ligën e Kampionëve dhe të Evropës që nga 2016/17

Bayer Leverkuseni dhe Granit Xhaka siguruan mbrëmë finalen e Ligës së Evropës, dhe e çuar në 49 ndeshje ecurinë pa humbje këtë sezon. Bayer Leverkuseni dukej se ishte pranë humbjes së parë të sezonit kundër Romës, por një gol në minutën e 90+7’ nga Stanisic i siguroi skuadrës së Xabi Alonsos barazimin dhe kalimin në…

​Xhaka me super statistikë, askush nuk e ka bërë në Ligën e Kampionëve dhe të Evropës që nga 2016/17

Bayer Leverkuseni dhe Granit Xhaka siguruan mbrëmë finalen e Ligës së Evropës, dhe e çuar në 49 ndeshje ecurinë pa humbje këtë sezon.

Bayer Leverkuseni dukej se ishte pranë humbjes së parë të sezonit kundër Romës, por një gol në minutën e 90+7’ nga Stanisic i siguroi skuadrës së Xabi Alonsos barazimin dhe kalimin në finale.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ishte i shkëlqyer mbrëmë ku edhe regjistroi statistikë që asnjë lojtarë nuk e kishte bërë që nga sezoni 2016/17.

Sipas “Squawka Football”, Granit Xhaka krijoi 10 shanse nga loja e hapur në ndeshjen e mbrëmshme kundër Romës, më së shumti nga një lojtar në një ndeshje të Ligës së Kampionëve ose të Ligës së Evropës që nga fillimi i sezonit 2016/17. Këtu përfshihet edhe asistimi i mbrëmshëm në minutën e 90+7’.