Zgjedhjet në veri: Ambasada e SHBA-së shpreh keqardhje për ata që nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka shprehur keqardhje për qytetarët e komunave veriore të cilët sot nuk dolën në procesin zgjedhor. Në një përgjigjie për klankosova.tv, kjo ambasadë specifkon thirrjen e Quint-it dhe BE-së, drejt Listës Serbe, që të ndryshojë qëndrimet rreth pjesëmarrjes në këtë proces për katër komunat veriore, megjithatë […]

Zgjedhjet në veri: Ambasada e SHBA-së shpreh keqardhje për ata që nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës
zgjedhjet-ne-veri:-ambasada-e-shba-se-shpreh-keqardhje-per-ata-qe-nuk-e-shfrytezuan-te-drejten-e-votes

zgjedhjet-ne-veri:-ambasada-e-shba-se-shpreh-keqardhje-per-ata-qe-nuk-e-shfrytezuan-te-drejten-e-votes

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka shprehur keqardhje për qytetarët e komunave veriore të cilët sot nuk dolën në procesin zgjedhor.

Në një përgjigjie për klankosova.tv, kjo ambasadë specifkon thirrjen e Quint-it dhe BE-së, drejt Listës Serbe, që të ndryshojë qëndrimet rreth pjesëmarrjes në këtë proces për katër komunat veriore, megjithatë nuk pati lëvizje rreth kësaj çështjeje.

“Quint-i dhe BE-ja u ka bërë thirrje Listës Srpska dhe aktorëve të tjerë politikë serbë të Kosovës më 10 prill që të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre për t’u tërhequr nga pjesëmarrja në këtë votim ligjor për tërheqjen e kryetarëve. Na vjen keq që ata nuk e bënë një gjë të tillë dhe për këtë arsye nuk i shfrytëzuan plotësisht mjetet demokratike në dispozicion të tyre sipas ligjit kosovar për të avancuar demokracinë efektive dhe përfaqësuese”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane.

Ambasada amerikane në Kosovë kanë bërë të ditur gjithashtu se qëndrimi i SHBA-së është i qartë dhe i pandryshuar, duke shtuar se e mbështesin demokracinë e larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike të Kosovës dhe zgjedhjet e lira, të drejta dhe legjitime.

Tutje thuhet se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre e ndoqën procesin e votimit nga afër.

Ata e vlerësojnë lartë përpjekjen e institucioneve të Kosovës për realizimin e gjithë këtij procesi në mënyrë demokratike.

”Ne vlerësojmë përpjekjet e bëra nga zyrtarët kosovarë të zgjedhjeve për të lejuar të gjithë qytetarët e Kosovës të regjistruar në katër komunat të marrin pjesë në këtë proces demokratik”.

Megjithatë përmendet se po nga vëzhguesit ndërkombëtarë kanë kuptuar se sot kishte pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët të votuesve.

Ndaj si rezultat këtyre shifrave, edhe SHBA konfirmon se kryetarët aktualë të komunave veriore mbesin në detyrat e tyre, siç parasheh Korniza Ligjore e Republikës së Kosovës.