Arifi: E palogjikshme shpërbërja e Kuvendit, opozitës i konvenojnë më shumë zgjedhjet më 2025

Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, thotë se mënyra për të shkuar në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit ka qenë e palogjikshme dhe e paarsyshme. ‘’Mënyra për të shkuar në zgjedhje përmes shpërndarjes ka qenë e palogjikshme, e paarsyeshme dhe jo mire e shpjegueshme, pra nuk e kemi kuptuar pse qenka urgjente të shkojmë në […]

Arifi: E palogjikshme shpërbërja e Kuvendit, opozitës i konvenojnë më shumë zgjedhjet më 2025
arifi:-e-palogjikshme-shperberja-e-kuvendit,-opozites-i-konvenojne-me-shume-zgjedhjet-me-2025

arifi:-e-palogjikshme-shperberja-e-kuvendit,-opozites-i-konvenojne-me-shume-zgjedhjet-me-2025


Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, thotë se mënyra për të shkuar në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit ka qenë e palogjikshme dhe e paarsyshme.

‘’Mënyra për të shkuar në zgjedhje përmes shpërndarjes ka qenë e palogjikshme, e paarsyeshme dhe jo mire e shpjegueshme, pra nuk e kemi kuptuar pse qenka urgjente të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe këmbëngulja e VV dhe PDK që veç kështu të shkohet në zgjedhje është e pashpjegueshme’’ potencon ai.

Arifi, thotë se varet nga Kurti kur Kosova mund të shkoj në zgjedhje.

‘’A e dërgon Kurti mandatin e tij deri në fund, varet vetëm nga Kurti. Vetëm ai mundet me shkarkua Kuvendin duke dhënë dorëheqje. Përndryshe s’ka force politike që mund ta rrëzojë Kurtin’’ thekson analisti Arifi për FrontOnline.

Ai thotë se nëse zgjedhjet mbahen në vitin 2025, do i konvenonte më shumë opozitës, pasi që sipas tij premtimet e Kurtit duken të pamundura të realizohen gjatë këtij mandate.

‘’Pra zgjedhjet varen nga Kurti se kur dëshiron të shkojë në zgjedhje, natyrisht që në vitin 2025 do i konvenonte më shumë opozitës, sepse shumë projekte që Qeveria Kurti i ka premtuar dyshoj shumë se mund të i realizoj dhe sa më gjatë vazhdon kjo Qeveri, është më mire për opozitën’’ deklaron ai/FrontOnline/