BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

The post d first on INA ONLINE.BDI-së në sfond i buzëqesh opozita appeare Nga Fatos Rushiti Në zgjedhjet e 24 prillit në kampin politik shqiptar BDI e Ali Ahmetit për herë të parë po sfidohet ashpërisht e seriozisht nga opozita shqiptare në garën politike për të mbetur në pushtet. Që në kre të herës Ali Ahmeti si duket nuk i bëri mirë llogaritë karshi një lojtari më të […] The post BDI-së në sfond i buzëqesh opozita appeared first on INA ONLINE.

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

The post d first on INA ONLINE.BDI-së në sfond i buzëqesh opozita appeare

Nga Fatos Rushiti

Në zgjedhjet e 24 prillit në kampin politik shqiptar BDI e Ali Ahmetit për herë të parë po sfidohet ashpërisht e seriozisht nga opozita shqiptare në garën politike për të mbetur në pushtet. Që në kre të herës Ali Ahmeti si duket nuk i bëri mirë llogaritë karshi një lojtari më të ri politik si Arben Taravari. Me gjasë duke tentuar t’i prishin ‘’rehatinë gostivarase’’ këtij të fundit dhe duke e nuhatur së nuk do ti bashkëngjitet frontit të parlajmëruar evropian më shumë se një vit më parë, Ahmeti nuk lozi mirë shahun duke e kandiduar Talat Xhaferin për kryeministër teknik gjë që ky personazh si një tigër prej letre doli blof duke mos marrë jehonë në masat e gjera popullore. Duke mos mjaftuar kjo Ahmeti ironikisht kërkon front evropian duke kandiduar për deputet si prijës liste dinosaurë politikë si Musa Xhaferi e Sadulla Duraku. Kur kësaj i shtojmë dhe blofin me slloganin se i thonë ‘’Jo Rusisë e po Evropës’’ qysh thotë populli ‘’ mos e vetë se kallxon vetë’, meqë ishte BDI fajtore kryesore që mbajti pakuptueshëm Nkolla Gruevskin në pushtet duke i krijuar hapësira të mëdha inevstimeve ruse dhe intelegjencës ruse për të vepruar si në kopshtin e vetë në Maqedoni vite më herët siç ishin ngjarjet e 17 prillit në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, e gjithë kjo tregon lodhjen e Ali Ahmetit për t’i bërë ballë ofensivës së paralajmëruar opozitare. Kjo e fundit e përforcuar me mbështetjen ‘’e heshtur ‘’ të kryeministrit Kurti karshi dinosaurëve plitik të Ahmetit, nxjerr figura të pastra politike si Arben Taravari Bilall Kasami, Bekim Qoku e Afrim Gashi si frontmen të garës politike të shoqëruar nga bollduzheri politik nga Shkupi Izet Mexheti. Opozita duke mbledhur mend më në fund bëri kujdes edhe ndaj të dytëve dhe tretëve fitues për lista për deputet duke kandiduar Rijad Shaqiri në zonën e dytë si përgjigje në zonën e Likovës dhe Kumanovës ndaj Sadullah Durakut dhe zonjën me begrand të lartë profesional dhe me integritet të lartë njerëzor e kombëtar Specialisten e Pediatrisë nga Kërçova Valbona Adili Emini si përgjigje ndaj një figure të djegur politike po nga Kërçova si Musa Xhaferi në zonën e pestë zgjedhore. Ahmeti përforcoi anarkinë e përzgjedhjes kandiduese edhe me Menduh Thaçin, Zijadin Selën e molisur, me romët e turqit duke shpresuar të kompensojë rrjedhjen e pritshme të votave nga elektorati i tij.
Një argument më shumë për çorroditjen e BDI-së nga brenda ishte vetedeklarimi i kandidatit për president Bujar Osmani se me dorë të vetë e ka shkruar Planin nëntë pikësh si kryesues i OSBE-së për ngjarjet tragjike ne Veriun e Kosovës. Osmani së fundmi vetë e pranon se Ballkani i Hapur ishte gabim dhe se në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë do të propozojë tërheqejn e Maqeonisë nga kjo inicitaive kryesiht proserbe. E gjithë kjo ndodhi pas kritikave të opozitës dhe të vetë kundërkandidatit të tij për president Arben Taravarit. Autogoat e BDI vazhdojnë me premtimt e Bujar Osmanit se do të bëjë reforma në Arsimin e lartë duke pranuar veç më dështimet e BDI-së në këtë sektor kaq të rëndësishëm për rininë. Blofi në fillim dhe gjatë rrjedhës së fushatës me derdhjen e milionave eurove për aparatura të kazinove online, pastaj ardhja e renegatëve gazetarë nga Kosova të njohur për qasjet deri diku të pashpjeguara ndaj Kryeminisrut Kurti e rëndojnë edhe më shumë politikën parazgjedhore të BDI-së. Nga ana tjetër tmerruese për entuziastët e dëshpruar partaik ishte anashkalimi i figurave të reja por të larta për nga pesha politike si nënkryetari Arbër Ademi në listat për deputetë, apo dhe Kreshnik Bekteshi e Jeton Shaqiri, por mbi të gjitha ishte therrëse mos kandidimi i sekretarit të përgjithshëm Faton Ahmetit për deputet në zonën e gjashtë zgjedhore aty ku BDI asnjëherë nuk humbi nga opozita për 22 vite me radhë. Anarkia integriste pritet të vazhdojë sidomos pas ruandit të parë të zgjedhjeve presidenciale ku me gjasë Arben Taravari do t’i ikë me dhjetëra mijëra vota Bujar Osmanit. Në retrospektivë elektorati shqiptar kur janë në pyetje presidencialet gjithnjë ka anuar më shumë ndaj një kandidati, siç ishte rasti me Muharrem Nexhipin dhe Imer Selmanin me mbi 40 mije vota dallim kundrejt kundërkandidatëve. E gjithë kjo do të duket si një skemë e parapërgatur apo e shumë dëshiruar e fotografistit të këngës së dashur të Ahmetit Keço Hysenase. Nga paniku eksponentë lokal të BDI shihen duke lutur romët e lënë anash nga shteti për të mledhur vota. Nga ana tjetër BDI me Selën e Thaçin në fushatë të cilët janë në kombinime fituese në listat për deputet nëse ventualisht rezultati zgjedhor shkon në favor të opozitës, mund të mbetet për herë të parësi parti me 5 deri në 7 deputetë. Mbetet të shihet nëse Ali Ahmetit të rinjtë e tij po i përgatit për opozitë, apo nuk i mjaftojnë për të ndërtuar ‘BDI e re’’ pas zgjedhore. Por kjo intrigë ahmetiane duhet parë edhe si përdorim i dinosaurëve politik Thaçi, Sela, Duraku alias terrenaçi si dhe xhaferi imaxhi bombist zaevian për një luftë të egër opozitare parlamentare ndaj pushtetit ri me gjasë në përbërje Mickovki Taravari.

The post BDI-së në sfond i buzëqesh opozita appeared first on INA ONLINE.