Veliaj u paraqit në SPAK, Këlliçi nga protesta: Keni parë një lepurush që për 7 orë ishte pa ngjyrë në fytyrë

Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi ka qenë mesditën e sotme i pranishëm në protestën e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij para qytetarëve, Këlliçi e ka cilësuar kryebashkiakun Erion Veliaj si një “lepurushë të vogël që për 7 orë ishte pa ngjyrë në fytyrë”, duke iu referuar paraqitjes së këtij të fundit […]

Veliaj u paraqit në SPAK, Këlliçi nga protesta: Keni parë një lepurush që për 7 orë ishte pa ngjyrë në fytyrë

Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi ka qenë mesditën e sotme i pranishëm në protestën e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës.

Në fjalën e tij para qytetarëve, Këlliçi e ka cilësuar kryebashkiakun Erion Veliaj si një “lepurushë të vogël që për 7 orë ishte pa ngjyrë në fytyrë”, duke iu referuar paraqitjes së këtij të fundit në SPAK.

“Keni parë sot një lepurush të vogël që për 7 orë e gjysmë ka shkuar si c i ka hije, pa ngjyrë në fytyrë  duke mashtruar, duke pritur t’i vinte orari për tu paraqitur në SPAK ku e kishin thërritur, jo se kërkoi ai, siç tha. Veliaj është pronar faktik i inveneratorëve. SPAK sot guxoi të merrte në pyetje këtë hajdut që vodhi dhe përgjysmoi Tiranën. Ku është ai që tha para pak castesh se do vinte në mbledhjen e këshillit. Hajde këtu takoji këshilltarët bashkiakë.”

Këlliçi bëri thirrje që të bëhet drejtësi, ose në të kundërt ata nuk do të tërhiqen.

 “O do bëhet drejtësi, ose ne nuk tërhiqemi. Janë një sërë drejtorësh të tjerë që presin të akomodohen tek shokët. Herion Rapaj ne nuk të harrojmë, ti që vidhje votat e Kombinatit. Elton Kacidhja, banditi i Zall Herit, Arben Maloku, të gjithë e keni vendin aty ku janë pjesa tjetër e bandës. Por ju garantojmë se pa shkuar para drejtësisë kreu i bandës ne nuk tërhiqemi”, tha Këlliçi para protestuesve.