Bomba e merkatos së verë: Leao pritet të largohet nga Milani për 140 milionë euro

Oferta stratosferike ka arritur, Rafael Leao largohet nga Milani. Sulmuesi portugez, Rafael Leao, konsiderohet si njëri nga sulmuesit më të mirë për momentin falë paraqitjeve mbreslënëse te Milani. Leao ka realizuar 12 gola dhe 12 asistime në 39 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Rosonerët i skadon në vitin 2028. Calciomercato, ka lëshuar […]

Bomba e merkatos së verë: Leao pritet të largohet nga Milani për 140 milionë euro

Oferta stratosferike ka arritur, Rafael Leao largohet nga Milani.

Sulmuesi portugez, Rafael Leao, konsiderohet si njëri nga sulmuesit më të mirë për momentin falë paraqitjeve mbreslënëse te Milani.

Leao ka realizuar 12 gola dhe 12 asistime në 39 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Rosonerët i skadon në vitin 2028.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Manchester United synon transferimin e Leaos verën e ardhshme dhe se Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë 140 milionë euro për kartonin e portugezit.

United e ka piketuar Leaon si pasardhësin ideal të Rashford, i cili pritet të transferohet te PSG. Leao përfiton te Milani 6 milionë euro në sezon dhe te United do t’i ofrojnë dyfishin e pagës.